Dosjet e politikanëve, Hajdari:Ja
kur nis goditja në nivele të larta

Dosjet e politikanëve, Hajdari:Ja<br />kur nis goditja në nivele të larta<br>
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, i ftuar në Report Tv ka komentuar lëvizjet e fundit të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Hajdari vlerësoi lëvizjet e Markut, teksa tha në studion e Report Tv se ajo po largon 'veglat qorre' të Adriatik Llallës, të cilët sipas tij, do të kalojnë të gjithë në ligjin e Vetting-ut. 

Më tej, prokurori hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke thënë se ai ishte njeriu kryesor që nuk e donte reformën në drejtësi, ndërsa shtoi se refuzimi i vizës nga SHBA për të dhe disa prokurorë të tjerë treogn se ata preken nga drejtësia.

Intervista
Ju keni mbajtur disa pozicione, aktualisht jeni kryeinspektor. Si i keni përballuar këto sfida dhe cila është më e bukura?
Unë jam një njeri që kam jetuar me dashuritë e mia në jetë. Kam pasur etje të madhe për dije, jam sportist i klasave sportive. Dashuria më e madhe është ajo që zgjat më shumë. Kam punuar dhe jetuar me dashuritë e mia.

Reforma për inspektoratet, çfarë synohet?
Shqipëria ka 16 inspektorate shtetërore, të cilët drejtohen nga inspektorati qendror. Reforma është prioritet publik i Ramës, i cili i ka konsideruar trupat inspektive trupa që kanë prodhuar korrupsion dhe barrë të rëndë për biznesin, sa kanë krijuar korrupsion të pastër. Ne kemi muaj të tërë që në fillim të 2017, ku me inspektoratet e Ballkanit Perëndimor, kemi ndërtuar platformën mbi bazën e të cilës do kalojë reformimi, që do garantojë që trupat e reformimit të jenë ndihmuese dhe këshilluese për biznesin e ndershëm, të rrepta dhe të ashpra për biznesin e pandershëm.

Do ketë ndryshime?
Po punojmë për të identifikuar agjenci të tjera që kryejnë detyrën e inspektimi. Është ngritur një komision qeveritar që drejtohet nga Mesi, që po punon me specialistë për të identifikuar gjithë reformën. Reforma në inspektorate ka mundësi të bëhet më shpejt, se sa administrata e madhe. Rama ka vendosur ta bëjë këtë reformë brenda 200 ditësh. Nënshkruam bashkëpunim afatgjatë me inspektoratin francez, për të marrë përvojën, për një proces të rregullt, transparent dhe të lëmë pas korrupsionin.

Një pjesë e mirë e inspektorateve ka qenë e mbushur me militantë partiakë, si do e ndryshoni realitetin?
Është e vërtetë, perceptimi i publikut është i saktë, brenda inspektoratit kanë punuar njerëz të ndershëm, por edhe njerëz të paaftë, militantë, që kanë tentuar të ndërtojnë sisteme rekrutimi. Ulja e numrit të inspektorateve do jetë më i vogël. Synojmë ti bashkojmë inspektoratet për të rritur bashkëpunimin dhe ulur shpenzimet.

Shembull?
Inspektorati i Ushqimit, i veterinarisë, etj. Të bëhet një inspektorat më i gjerë, duke u shkrirë veterinaria me peshkimin. Shqipëria ka 1400 inspektorë, por ne nuk kemi nevojë për kaq trupa inspektimi, por për pak, duke i shkrirë dhe rekrutuar mbi bazë profesionale. Kryeinspektor do bëhesh pasi ke punuar inspektor i thjeshtë, drejtor, e me radhë.

Po synoni t'i jepni pushtet disa inspektorëve, sektorëve duke i shkrirë?
Jo, ka ngjasim me reformën që u bë në prokurori. Kryeinspektori është si një prokuror në rrethe. Ne duam t’iu japim pushtet inspektorëve në terren, do bëjnë inspektime mbi bazë analize. Jo më shumë se dy inspektime në vit, sipas vendeve evropiane. Do bëjmë takim me kryeinspektorin e Francës, me të cilin do nënshkruajmë memorandumin. Ne jemi para inspektorëve të tjerë në Ballkanin Perëndimor, jemi të parët që bëjmë inspektim me përfshirjen e biznesit, check-ist.

Çfarë kriteresh do keni për inspektorët?
Ka filluar testimi i gjithë inspektorëve në Shqipëri Ka inspektor që e njohim mirë ligj, si dhe nga ata që s’kanë lidhje m inspektimin. Ligji i jep kohë cdo inspektori për tu trajnuar, që do ta bëjmë ne. Pra do kenë mundësi të merren dhe njëherë tjetër në provim. Synimi jonë është t ë kthejmë trupat e inspektimit në trupa njerëzish që të na sigurojnë që publiku shqiptar të konsumojë ushqime të pastra, të kemi karburantë më të pastër e mbi bazën e standardeve, të ketë rregull të konkurrencës në treg. Nuk është një reformë ë nisur sot për nesër, është ekspertiza më e mirë e BE. Po përgatitemi për të dhënë kontributin tonë.

Të ngrihen në karrierë vetëm mbi bazën...
Që të përfundojë e tëra reforma do 2-3 vjet, qeveria ka miratuar një fond ku parashikohet aty ku është ndërtesa të ndërtohet një ndërtesë më funksionale, me projektimin e një ndër firmave më të mira për tiu shërbyer inspektorateve. Do t’i bashkojmë në ndërtesë, por nuk do t’i shkrijmë, do jenë të pavarura dhe profesional me praktikat më të mira të BE. Ne do stimulojmë fort për laboratorë, që të bëjnë analizën e ujit, ilaçeve, ndotjes së mjedisit. Ne e kemi të qartë se cilat janë të gjitha reformat, që nuk i kemi shpikur, por i kemi marrë nga vendet më të zhvilluara të BE.

Puna në Prokurori, karrierë e suksesshme, por me përplasje me ish-kryeprokurorin. Kryeprokurorja e re po bën disa lëvizje, që nuk janë pritur mirë, pse ka pasur reagime kaq të forta?
Duhet të themi cfarë gjendje ka gjetur Marku. Deri kur dhashë dorëheqjen, unë u vura në pamundësi për të ushtruar detyrën e prokurorit. Isha kryetar i shoqatës së prokurorëve dhe drejtues i Apelit. Unë bëra një sondazh pa autoritetin e Llallës, ku iu bëmë pyetjen: Si e shikoni Prokurorinë? Pas testimit 90% e prokurorëve donin reformim. Unioni i Prokurorëve është një ndër gjërat më të pista që ka përdorur politika, duke iu mbyllur zërin prokurorëve për reformën në drejtësi. Është krijuar natën në vitin 2016.

Kush e krijoi?
Adriatik Llalla është në çdo centimetër për të bllokuar reformën në drejtësi. Ai nuk e ka dashur kurrë reformën në drejtësi. Llalla, dy garancitë që ishin fituar me shumë mund në 2009, nuk i zbatoi asnjë ditë. Ka shkarkuar e lëvizur prokurorë pa asnjë lloj arsyetimi, studimi. Këto janë një seri shkeljes, që kanë të bëjnë me funksionin administrativ të kryeprokurorit. Tani gjithë njerëzit, veglat qorre të Llallës, do kalojnë në Vetting. Këtë situatë ka gjetur Marku, kur ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Çfarë do të thotë kjo, rrezikon Llalla? I ka kaluar caqet e ligjit?
Nuk jam këtu për të bërë hetimin apo gjykimin e Llallës.

Kryeprokurorët e larguar kundër Markut?
Nuk ka prononcim kundër Markut nga faktori ndërkombëtar, sepse e njohin shumë mirë situatën. Marku nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, s’ka të dhëna. Këto të dhëna duhet të na bëjnë optimistë.

Refuzimi i vizave të prokurorëve të larguar mund të ketë qenë kriter?
Në momentin që HSBA ndalon një prokuror për të ndaluar është shumë e rëndë. Prokurorët janë njerëz të zgjuar, e kuptojnë këtë. Të jenë të bindur se kujt prokurori i është munguar viza ata kanë probleme me publikun, me përmbushjen e detyrave në mënyrë jo t ligjshme.

Pse i mohohet viza?
SHBA dhe BE kanë 25 vjet që investojnë njerëz të tyre në Shqipëri, profesorë e fonde pa fund. Ne duhet t’i jemi mirënjohës, sepse nën mbështetjen e tyre të gjithë Task-Forcave që u ngritën janë investime direkte për të luftuar korrupsionin. Ata kanë investuar para e njerëz që Shqipëria të bëjë hapa para. SHBA e BE kanë qenë tutorët më të fortë për të miratuar reformën në drejtësi dhe kanë të drejtën që prokurorë e gjyqtarë, për të cilët kanë të dhëna, që t’iu mohojnë vizën. SHBA nuk gabon kurrë. 

A e ka forcën Arta Marku të godasë një peshk të madh?
Marku ka vetëm disa ditë dhe ka një mënyrë tjetër të punës, që të stimulojë ata prokurorë që të hetojnë me paanshmëri proceset që kanë në duar, nuk ka vendimmarrje.

Llalla flinte mbi dosjet, po a ka realisht Prokuroria dosje të politikanëve?
Unë mendoj që organi i akuzës është në rrugë të mbarë, Marku po përpiqet që të rregullojë çoroditjen që la Llalla. Deri tani zëvendësimet i ka bërë me njerëz profesionistë, por duart në zjarr nuk futen për askënd. Zëvendësoi ata që ishin në shkelje të ligjit. Goditja në nivele të larta do të marrë pak kohë, efektet e para do të jenë kur të krijohet SPAK apo Byroja e Hetimit. Lufta sot bëhet për të krijuar një imazh të gabuar, që prokuroria është në atë nivel që ka qenë, jo... ka përmbysur një sistem të centralizuar, nepotik. Prokurorët kanë fituar lirinë, ata që e duan atdheun. Do të hetojnë me ndershmëri dhe do të çojnë njerëz në gjyq.

Vettingu i prokurorëve në çfarë mase do i spastrojë?
Infeksion ka goxha. Në 100% nuk do të pastrohet gjyqësori, por një pjesë që kanë lënë gjurmë të dukshme, që i përflet publiku do të dalin jashtë sistemit.

d.b.d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)