TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar pesë ditë më parë nisjen e një aksioni për verifikimin e titujve të pronësisë të fituar nga ndarja e tokës sipas ligjeve të miratuar pas vitit 1991. Në takim kanë marrë pjesë si kreu i AKKP-së Sonila Qato, ashtu dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilët duket se do të jenë funksionarët kryesor të operacionit më të ri.
Por cilët janë rastet kur do të rishihen rastet e pronësisë? Përgjatë 25 viteve janë hedhur akuza për mbivendosjen e titujve të pronësisë apo dhe për daljen e pronarit kur para vitit 1945 toka ka qenë shtetërore. Kjo ka ardhur si pasojë e falsifikimit të vendndodhjes së sipërfaqes së kërkuar, por dhe të falsifikimit të emrave apo trashëgimtarëve. Në mjaft raste akuza janë hedhur dhe për marrjen e tokës me gjyqe fakti, të cilat janë konsideruar shpesh të dyshimta.
/Shqiptarja.com