Përmes rrjetit social facebook, deputeti Balla u ka dhënë një dimension tjetër akuzave të tij, teksa shprehet se tashmë dosja e Berishës rrezikon të hapet pas kërkesës së katër eurodeputetëve për qeverinë serbe, që si kusht për të hyrë në BE, duhet të hapë dosjet e UDB për vendet e BE, për vendet që kanë qënë pjesë e Jugosllavisë, dhe për vendet aspirante për në BE.
"Në vijim të publikimit të disa dokumentave për lidhjet e Sali Berishës me shërbimin sekret jugosllav UDB dhe në pritje të dokumentave të tjera, ju informoj se e gjithë arkiva sekrete e UDB ndodhet në arkivën shtetërore serbe. UDB (Uprava Državne Bezbednosti) pushoi së ekzistuari më 4 shkurt 2003 dhe prej atij momenti arkivat u zhvendosën në arkivën shtetërore. Aty ndodhet edhe dosja e plotë e Sali Berishës. Aktualisht nuk lejohet aksesi në arkivat e UDB. Rreth dy vite më parë edhe Parlamenti Europian ka kërkuar hapjen e dosjeve të UDB. Sot po ju njoh me kërkesën e katër eurodeputetëve për publikimin e dosjeve të UDB", shkruan deputeti Balla në mënyrë publike në adresën e tij në rrjetin social, në facebook.
Njëherësh ai teksa ka dhënë dhe adresën e Parlamentit Evropian ku është botuar teksti i kërkesës së katër eurodeputetëve për hapjen e dosjeve të UDBE, e jep dhe të përkthyer sërish në adresën e tij, këtë kërkesë. Balla thotë se më 8 korrik 2010, katër eurodeputetë të PPE, bazuar në nenin 117 të Rregullores së Parlamentit Europian, i dërguan pyetje me shkrim Komisionit mbi arkivat e shërbimit sekret të ish-Jugosllavisë UDB. Eurodeputetët Andrey Kovatchev (PPE), László T?kés (PPE), Milan Zver (PPE) and Cristian Dan Preda (PPE), duke iu referuar Qendrës Studimore për Pajtim Kombëtar në Slloveni, referuan se arkivat e aktivitetit të shërbimit sekret të regjimit komunist, UDB, për të gjitha ish republikat jugosllave ndodhen në Serbi. Vlerësojmë se është për t'u theksuar se të katër erodeputetët janë përfaqësues të Partive Popullore Evropiane, ku është anëtare dhe PD e Shqipërisë. "Në letrën e tyre dërguar Komisionit Europian ata shprehen se: "Qeveria e Republikës së Sllovenisë i ka kërkuar Qeverisë së Republikës së Serbisë disa herë të lejojë aksesin e qytetarëve sllovenë në këto arkiva, por kjo nuk ka ndodhur. Situatat është e njëjtë për qytetarët e ish-republikave të tjera jugosllave, të cilët nuk kanë akses në arkivat e UDB. Për më shumë-edhe qytetarët e Republikës së Serbisë nuk kanë akses në arkivat e UDB. Qeveria e Republikës së Serbisë po përgatit vendin e saj për anëtarësimin në BE. Kjo nënkupton të drejtën për akses të lirë në informacion nga qytetarët e këtij vendi dhe se qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE duhet të respektohen nga Qeveria Serbe". Eurodeputetët i kërkojnë Komisionit: "Çfarë masash do të ndërmarrë KE për të nxitur Qeverinë e Republikës së Serbisë të hapë arkivat e UDB për të lejuar aksesin e qytetarëve të Serbisë, të qytetarëve të të gjitha vendeve Anëtare të BE, si dhe të qytetarëve të ish-republikave jugosllave që nuk janë vende anëtare të BE". Pra kërkesa e katër eurodeputetëve ka qënë më se e qartë, hapja e dosjeve të UDB, ku sipas Ballës shpresohet që përmes kësaj hapjeje do të dalë dhe dosja e Berishës në dokumentet sekrete të shërbimit sekret jugosllav.
http: // www.e uroparl. europa. eu/ sides/get Doc.do? type= W Q & reference =E -2010-5105 & language=EN.
(sg/shqiptarja.com)