Dosjet me Greqinë, Bushati flet
hapur për detin, Himarën e çamët

Dosjet me Greqinë, Bushati flet<br />hapur për detin, Himarën e çamët
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në një intervistë për mediat greke ka folur për çështjen Çame, Himarën, ligjin e luftës mes dy vendeve, detin, por edhe probleme të tjera. Shqetësimit të grekëve për prishjen e ndërtimeve në Himarë, Bushati u përgjigjet qartë duke thënë se po bëhet për rigjallërimin e jugut të Shqipërisë.
 
Nga çfarë kam parë unë planin jo thjesht për Himarën, por rigjallërimin e jugut të Shqipërisë, nuk ka të bëjë me shembjen e disa ndërtimeve të paligjshme apo shembjen e disa ndërtesa që më pas do të kompensohen në përputhje me ligjin e shtetit shqiptar, por mbi të gjitha me rigjallërimin, kthimin në identitet të gjithë zonës së bregut të Shqipërisë, krijimin e mundësive më të mëdha jo thjesht për banorët e zonës, por edhe për ata që i kanë lënë shtëpitë e tyre, jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, për ta bërë këtë zonë shumë atraktive, jo thjesht për banorët autoktonë, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë bregun e Shqipërisë, që ne e kemi me një krenari i referohemi shpesh si një ndër perlat e vendit”.
 
Përsa i përket kufirit detar, shefi i diplomacisë shqiptare thotë se dy vendet kanë vullnetin për të shkuar drejt një marrëveshje të drejtë. “Është një çështje e ndërlikuar, në Mesdhe ka një zinxhir le të themi konfliktesh për sa i përket çështjeve të detit, zonës ekskluzive ekonomike, shtratit kontinental, Shqipëria ka përfunduar një proces të tillë tërësor vetëm me Italinë, një proces që ne dëshirojmë ta konsiderojmë model, që mund të jetë udhëpërshkrues, udhërrëfyes edhe në rastin e Greqisë, pavarësisht specifikave që ka rasti ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe natyrisht kemi vullnetin për të shkuar drejt një marrëveshje të drejtë”.
 
Një tjetër temë e shumëdiskutuar është ligji i luftës dhe kërkesat e grekëve për varrezat, për të cilat, Bushati thotë se “Ne kemi diskutuar me palën greke në nivel ekspertësh, është një komision që drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes, dhe jemi përpjekur për ta detajuar më tej marrëveshjen, për ta bërë më garantiste për sa i përket jo thjesht vendprehjes së të rënëve, por identifikimit të tyre, numrave që pretendohen, shifrave që pretendohen dhe mundësisë që i gjithë ky proces të hartohet në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare. Natyrisht që ne ende nuk kemi mbyllur pasojat e Luftës së Dytë Botërore, si për sa i përket luftës ashtu dhe për sa i përket komunitetit çam”.
 
Pikërisht për këtë pjesë të komunitetit çam janë ata që Greqia nga ana e saj i konsideron si bashkëpunëtorë të nazistëve…? “Kjo është sfida edhe e marrëdhënieve ndërkombëtare, që shtetet të ndajë pikëpamje të ndryshme, por në fund të ditës demokracia është kompromis dhe besoj se ne jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi që akomodon pikëpamjet dhe ineresat e Shqipërisë dhe Greqisë, sepse ky është një proces i vazhdueshëm” deklaron Bushati.
 
Folët përsëri në intervistën tuaj të fundit për një marrëveshje të re, ose më saktë për rinovimin e një marrëveshjeje të paqes dhe të miqësisë me Greqinë sepse marrëveshja ekzistuese e marsit të ’96-s skadon vitin që vjen dhe i vutë notën 8 një marrëveshjeje të ardhshme. Kur pritet kjo marrëveshje?
 
“Më duket se e kam thënë dhe në një nga bashkëbisedimet që kemi pasur me studentët e Universitet të Tiranës me mikun tim Kotzias, që kur ime bijë, që ka emër grek, të një perëndeshe greke (Hera), lexon në libra që Greqia ka një ligj lufte me Shqipërinë, e kam të vështirë t’i përgjigjem, në radhë të parë si ministër i Jashtëm, sepse si baba mund ta kem një përgjigje, se pse është kjo situatë në shekullin e 21. Besoj se qytetarët e dy vendeve tona meritojnë që përfaqësuesit e dy vendeve tona të flasin më shumë për perspektivën, sesa për kushtëzimin apo bllokimet reciproke që nuk i shërbejnë analizës së fundit dhe marrëdhënieve midis dy fqinjëve” përfundon Bushati.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin