‘Dosjet në makinë’, 4 nenet që ‘fundosin’ prokurorin Arian Ndoja dhe çfarë rrezikon pas hetimit

TIRANE - Pas atentatit pesë ditë më parë, te rrethrrotullimi i Shkozetit, prokurorit Arian Ndoja iu gjetët disa dosje në makinë. Duke iu përgjigjur interesit të medias, Ndoja tha se nuk janë dosje të prokurorisë, siç u hodhën dyshime, por dosje të studios ligjore që ai drejton. Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka kërkuar Prokurores ë Përgjithshme, Arta Marku, të nisë hetimin disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja, me argumentin se drejtimi i studios ligjore bie në kundërshtim me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po cilat nene dhe pika ka shkelur prokurori Ndoja të ligjit për statusin e magjistratit?

Pika 4 e nenit 7 të ligjit për statusin e magjistratëve, parashikon që prokurorit apo gjyqtarit i ndalohet ‘të administrojë, të drejtojë ose të ushtrojë ndikim në shoqëritë tregtare ose fitimprurëse, personalisht ose nëpërmjet përfaqësimit; të zotërojë në mënyrë pasive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, nëse shoqëria ka fitime ose të mira nga kontratat publike, në përputhje me legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit në fuqi’.

Më tej, pika 2 e nenit 9, të po këtij ligjit parashikon më tej se “magjistrati ndalohet të përdorë titullin e magjistratit në veprimtaritë jashtë funksionit, si dhe merr masa që palët e treta të mos e përdorin titullin e tij në këto veprimtari”. Madje, sipas ligjit, magjistrati, para se të fillojë kryerjen e një veprimtarie të paguar jashtë funksionit, duhet të njoftojë Këshillin dhe t’i paraqesë dokumentacionin e nevojshëm që përshkruan natyrën dhe kohëzgjatjen e këtyre veprimtarive dhe që vërteton masën e shpërblimit të këtyre veprimtarive.

Ndërkaq, neni 103 i ligjit për statusin e magjistratit, e vlerëson si shkelje displinore jashtë ushtrimit të funksionit “përdorimin e mandatit të magjistratit, me qëllim për të përfituar arritjen e përftimeve të pajustifikuara ose avantazhe për vete ose për të tjerët”.

Neni 105 i ligjit për magjistratët parashikon masat disiplinore. Në varësi të natyrës së shkeljes, masat disiplinore janë pesë: vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës, ulje në detyrë dhe shkarkim nga detyra.

Masa e shkarkimit merret kur prokurori apo gjyqtari kanë kryer një shkelje shumë të rëndë si dhe kur organi procedues çmon se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin e tij.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tahiri: 08/11/2019 18:40

    KY MALOK I NDYRE duhet djegur ne turren e druve ,,,si ne mesjete,,..

    Përgjigju
  • Beni: 07/11/2019 05:37

    Ne do te behet shtet ti sekuestroje pasurite te gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve qe se kalojne vetingun dhe me pas te gjithe atyre qe se justifikojne pasurine me te ardhurat qe kane dhe ne fund mos ta harrojne kryetarin e bashkise ne Meksike qe u terhoq zvarre nga zgjedhesit e tij se nuk mbajti premtimet

    Përgjigju
  • Pyka: 06/11/2019 18:30

    AAA tani e mësuat?Ju dhje...mu në shtet!KÇK të ndyrē!

    Përgjigju
  • sarandioti: 06/11/2019 18:27

    ARRESTOJE QENIN,ARRESTOJENI HALEN,,,NDOJA PA DALE NGA SPITALI,,dhe merrini te gjithe p[asurine njesoj si kriminelet,,,,keshtu jane keta nga veriu,,kriminele e hajdute,,asnjehere nuk ndyshojne ,e kane ne gen,....//

    Përgjigju
  • analisti: 06/11/2019 15:02

    pjesa me e madhe e gjyqtareve kane studio avokatie apo kane femijet e tyre avokate por qe sigurisht nuk i kane ne emer te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja