TIRANE - Gjatë aktivitetit të nisjes së projektit për shndërrimin në muzë të shtëpisë së përgjimit të kohës së komunizmit “Shtëpia e Gjetheve”, kryeministri Rama në një moment të fjalës së tij ka falenderuar ambasadorin gjerman Hellmut Hoffmann për ndihmën e tij në proçesin e hapjes së dosjeve, dhe pikërisht në atë çast kanë rënë këmbënat e Katedrales Ortodokse, e cila ndodhet përballë “Shtëpisë së Gjetheve”.
Rama ka theksuar këtë çast duke thënë “Fjalë e vërtetë” për atë çka po thoshte.
“Falenderim të posaçëm për ambasadorin gjerman për arsyen e thjeshtë se në këtë përpjekje ka ndihmuar duke sjellë zërin e vendit të vet, bazuar në eksperiencën e Gjermanisë së pas rënies së murit për të ndihmuar opinionin, qytetarët edhe debatuesit të kuptojnë një fakt të thjeshtë: Nëse Gjermania është sot një vend shembull për raportin e saj me demokracinë dhe me të shkuarën dhe nëse arriti të bëjë një proces të shkëlqyer transparent me komunizmin (fjalë e vërtetë) erdhi si rezultat i faktit se Gjermani përbën shembull unikal për mënyrën si u përball me fajësinë e Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Rama.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO