Down Syndrome Albania-Koncert
bamirësie me Saimir Pirgun

Down Syndrome Albania-Koncert<br />bamirësie me Saimir Pirgun
TIRANË - Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA), në kuadër të Tetorit, Muajit të Ndërgjegjësimit për Sindromën Down, më dt 25 Tetor, ora 20:00 organizon në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit një koncert operistik, mundësuar falë angazhimit të posaçëm si ambasador i kauzës së personave me sindromën Down në Shqipëri, tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe me kontributin e T.K.O.B, maestro Zhani Cikos, sopranos Mariana Leka, mezzo sopranos Vikena Kamenica, baritonit Armand Likaj dhe orkestrës sinfonike të TKOB.

Ky koncert organizohet dhe nën kujdesin e veçantë të Erion Veliajt, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës.
Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të koncertit (rreth 1.000.000 Leke) do të shkojnë në arkë të DSA për të ngritur kapacitetet e saj për ofrimin e shërbimeve për fëmijët, personat me sindromën Down dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

Muaji i sensibilizimit për sindromën Down, vjen i organizuar për herë të parë në Shqipëri me qëllimin parësor, sensibilizimin mbi të drejtat, nevojat dhe potencialin e personave me sindromën Down për të qenë të integruar dhe pjesë aktive e komunitetit ku jetojmë.

DSA falënderon sponsorin e saj gjeneral ALBtelecom dhe Eagle Mobile, si dhe sponsorin mbështetës Raiffeisen Bank për mbështetjen e tyre financiare në realizimin e këtij koncerti, Fondacionin “Dritan Hoxha”, Geraldina Sposa, Platea sha, Metro sha, Visual, Trimed, Tylolhot, Gentgarfik dhe sponsorët mediatik të këtij aktiviteti: Klan TV, Vizion Plus, Tring Digital, RTSH, Club TV, Club FM, Energy Radio, revistat Story, Living dhe OK!, gazetat Panorama dhe Mapo. Këta partnerë mediatikë përveçse ofruan me shumë dashamirësi hapësirat e tyre mediatike për transmetimin e spoteve dhe imazheve publicitare të koncertit, mbi të gjitha krijuan mundësinë e zhvillimit të bisedave dhe temave rreth sindromës Down në programacionet dhe faqet e tyre, duke bërë të mundur informimin e drejtë të palëve të interesit dhe transmetimin e mesazheve ndergjegjësuese për këtë sindromë.

Down Syndrome Albania falënderon gjithashtu partnerët e saj strategjikë, Down Syndrome Kosova, Down Syndrome International, Qendrën Jonathan, Qendrën “Future for you” për bashkëpunimin në favor të kauzës.

DSA njofton dhe aktivietet e radhës në kuadër të Tetorit:
1. 26 Tetor, 2013 – Ekspozitë fotografike e Robert Cem Osborn, 16 vjeçari me sindromën Down që përfaqëson Down Syndrome Turkey: Galeria Zeta (11:00 – 18:00
2. 27 Tetor 2013, ora 10:00 – 16:00: Tryeze e rrumbullaket organizuar në partneritet me “Save the Children”, mbi arsimin gjithëpërfshirës me temë “Arsimi gjithëpërfshirës, një realitet ende i paprekshëm në vendin tonë”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie