DPSHTRR bën bilancin: Në 2021, rënie e ndjeshme e numrit të aksidenteve

DPSHTRR bën bilancin: Në 2021, rënie e ndjeshme e numrit të aksidenteve

Foto ilustruese

Viti 2021 ka regjistruar një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve. Kështu bën me dije kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja i cili shkruan në një postim në Facebook se projeksionet dhe  infografikat e aksidenteve rrugore e tregojnë vitin që po lëmë pas si më pozitivin sa i takon rënies së numrit të aksidenteve.

Ai shkruan se është bërë një krahasim të dhënash për aksidentet e ndodhura në vitet 2018, 2019 dhe 2021, duke përjashtuar nga lista vitin 2020, për shkak se ka pasur kufizime lëvizjesh për shkak të pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuar nga Gonxhja, në 11 muaj të 2021 janë regjistruar 1257 aksidente rrugore, 20.5% më pak se në 2018 dhe 7.8% më pak se në vitin 2019.

"Pak ditë na ndajnë nga 31 dhjetori, mbyllja e vitit 2021, që infografikat e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit dhe projeksionet e tregojnë vitin më pozitiv sa i takon rënies së ndjeshme të numrit të aksidenteve, rënies së indeksit përfshirje drejtuesi mjeti për numër drejtuesash mjeti/numër mjetesh rrugore në qarkullim, uljes së shkaktarëve të aksidenteve të moshave 18-24 vjeç e deri 34 vjeç, uljes së fataliteteve, rënies së numrit të të lënduarve nga aksidentet dhe rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës! Statistikat tregojnë qartë se puna shumë më e mirë me kualifikimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, investimet në infrastrukturë e sinjalistikë po sjellin rezultate të prekshme e sot ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të përdoruesve të rrugës në shoferë, pasagjerë dhe mjete rrugore, por edhe në pedalues e këmbësorë, kemi gjithnjë e më pak aksidente dhe viktima! Lutemi të kujdesemi gjatë fundvitit që të mos nxitojmë në trafik e në kushte moti me rrezikshmëri Të mbrojmë veten e të tjerët, të festojmë JETËN‼ (Viti 2020 nuk përfshihet sepse pati karantinë e shumë bllokime qarkullimi!)", shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 29/12/2021 12:18

    Ik o gonxhe trafiku nuk do reklama duhet sinjalistik e duhur per te shmangur aksidententet duhet kamisjon i afte ne dhenien e patentave ne europe nuk shikon polic rrugor se rruga kontollohet me radar elekronik

    Përgjigju
  • redi: 29/12/2021 12:00

    Pergezime zoti Gonxhe per ndryshimin radikal qe i bere drejtorise qe drejton ku godinat ishin su stall derrash dhe sot nuk i gjen as ne vendet e BE. Roli kryesor eshte diplomimi i drejtuesve te mjeteve dhe mbi te gjitha kontrolli teknik ,ku sot eshte paisur me aparatura moderne . Ne fyt ti ngecun parate e shqiptareve koncensionarit qe i mori dhe nuk beri as nje investim. Kontrolli i automjeteve ne kushtet tona duhet ta drejtoje shteti ,por mund te kete dhe privat qe me s te monopolizohet sherbimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion