Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar çmimet e reja për tarifat e shërbimeve të pajisjes me patentë. Sipas DPSHTRR ky indeksim i çmimeve është bërë për uljen e shpenzimeve indirekte.
Mes të tjerash sqarohet se pagesa për patentën me afat vlefshmërie 10 vite nga 3500 lekë tashmë do të kushtojë 4500 lekë, pra 1000 lekë më shtrenjtë por me afat vlefshmërie për 15 vite.
Çmimet e reja për tarifat e shërbimeve
- Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite
Nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite.
Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti
- Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite
Nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite
- Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit
Nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare.
Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit!
Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C
Nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C
"Nga ndryshimi i këtyre tarifave që do të hyjnë në fuqi nga 5 shkurti, përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro)", njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh
23 Prill, 07:36
-
Merrnin ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët
13 Mars, 21:06
-
Tatimet për Report Tv: Në 2025 nis hetimi i pasurisë për shoferët me makina luksoze! DPSHTRR: Në Shqipëri të regjistruara mbi 21 mijë mjete luksi
12 Mars, 15:33
-
DPSHTRR dhe Rrugorja projekt-draft për patinat elektrike: Të mos lejohen nën 16 vjeç dhe të kenë kod unik për identifikim! Baka: Jeleku fosforeshent, i detyrueshëm
13 Shkurt, 16:00
-
Tarifat e reja për patentat, Shoqata e Autoshkollave: Nuk u konsultuan me grupet e interesit
7 Shkurt, 12:52
-
Autoshkollat protestojnë kundër tarifave të reja për patentat: Na çon në faliment! Reagon Drejtoria e Transportit Rrugor: Çmimin e indeksuam
5 Shkurt, 19:42
-
Gonxhja i jep stafetën kreut të ri të DPSHTRR: I bindur se do çojë përpara projektet e nisura, do keni mbështetjen time si Ministër
24 Janar, 09:00
-
Zëvendëson Blendi Gonxhen, Ilir Mëngra emërohet në krye të DPSHTRR
22 Janar, 18:52
-
"Furtunë' tek Qendra e Kontrollit Teknik në Fier! 1 shkarkohet nga puna, 6 të tjerë pezullohen
12 Dhjetor 2023, 11:19
-
Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës gjermane
24 Tetor 2023, 09:37
-
PD i depoziton kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve
22 Shtator 2023, 15:41
-
Risia me targat e personalizuara, 430 mijë lekë për 'ZZ77ZZ' dhe ‘1K1NG’! Ankandi i parë
6 Qershor 2023, 08:51