/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi të martën se ka ndryshuar mënyra e deklarimit të listpagesave për biznesin e vogël. "Sistemi i ri i tatimeve nga dhjetor i vitit që lamë pas e në vazhdim do të gjenerojë një urdhër pagesë për çdo listpagesë që biznesi i vogël do të dorëzojë, domethënë ndryshe nga sistemi i vjetër për biznesin e vogël nuk do të gjenerohet urdhërpagesa 3 mujore", bëhet e ditur në një njoftim të DPT-së.

Përsa i përket muajit tetor dhe nëntor 2014, DPT sqaron se sistemi do të gjenerojë një urdhërpagesë (FDP) për të dy muajit. Gjenerimi i urdhërpagesës nga sistemi do të jetë i mundshëm brenda afateve të caktuara.

Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shpjegohen hapat që do të ndiqen për dorëzimin e listpagesës për biznesin e vogël. Më herët DPT pati njoftuar se për arsye të përditësimeve që po bëhen në sistemin e deklarimit elektronik si dhe për të përshpejtuar deklarimin e listëpagesave për muajin dhjetor 2014, nuk do të jetë i mundur deklarimi i tyre deri në datë 08.01.2015 ora 16.00