TIRANE - Këngëtari Florian Kondi, i njohur për të gjithë publikun shqiptar me emrin e artit Dr.Flori humbi jetën 17 nëntorin e 2014-ës si pasojë e mbidozës së kokainës. Burime për A1Report nga Prokuroria e Tiranës thanë se në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët mjeko-ligjor pas ekspertizës së kërkuar nga organi i akuzës. Hetimet për vdekjen e këngëtarit nisën kryesisht nga Prokuroria pas akuzave publike ndaj stafit mjekësor dhe pretendimeve të familjarëve të Dr.Florit.
Të njëjtat burime sqaruan për A1Report se këto hetime pritet të pushohen dhe dosja të mbyllet, pasi deri më tani të gjitha provat flasin për një vdekje nga mbidoza.
Pas vdekjes së Doktor Florit, familjarët e tij denoncuan mosdhënien e ndihmës nga urgjenca, ndërsa sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore sasia e kokainës së përdorur dhe përzjerja e saj me alkool kanë shkaktuar vdekjen, e cila nuk mund të parandalohej.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar 'Doktor Flori'