9 pika larg integrimit, por shumë afër marrëveshjes politike...Shehi zbulon në Report Tv planin për 'paqe' me PS

TIRANË- 9 pikat që larguan Shqipërinë nga çelja e negociatave me BE, duken se të përdoren si udhërrëfyes, siç pretendon opozita, për zgjidhjen e krizës politike në vend.  Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në Report Tv ka zbuluar hapat që do të ndjekë opozita e bashkuar në ditët në vijim. Përballë gazetarit Denis Minga, ai tha se këto pika janë të rëndësishme pasi do të përcaktojnë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje apo opozita do të vijojë me protestat për të realizuar qëllimin e saj, largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme. 

"Ne do të bëjmë një përgjigje të plotë të 9 pikave të Bundestangut, do bëjnë në letër pretendimet tonë për këto 9 pika. Një e nga një, si do të jetë zgjidhja që japim ne. Më pas do të presim si do të reflektojë pala tjetër, a do të ulet të diskutojë për këtë apo do të vijojnë me lojën e vjetër "ne kemi të drejtë, ju e keni gabim". Do ta eksplorojmë të gjithë hapësirën demokratike, nga raporti me median, raportin ndërkombëtar, takimi me qytetarë dhe nuk do të refuzojmë protestat. Do të përcaktojmë edhe afatet", tha në Report Tv, Shehi.

Sa i përket draftit të prezantuar nga mazhoranca për Kodin Zgjedhor, me qëllimin për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR, duket se nuk ai bind opozitën jashtë parlamentare. Shehu e cilësoi draftin paraprak të PS-së shumë burokratik dhe është skeptik për rezultatet e tij, teksa dha dhe pikat, për të cilat theksoi është i bindur se do të mbeten thjesht në letër.

"Mua s'më ngrof drafti i PS, i është besuar një rrjeti burokratik. Nëse do të ndaleshim te pika që ndalohen donacionet mbi 30 mijë lekë cash, kur nuk është bërë përmes transaksioneve bankare dhe dënohet me një gjobë të barabartë kjo do bëjë që unë që dua të marr tenderin s'do ia cojë me faturë. Do ia cojë te shtëpia, paratë po t'i jap tani dua tenderin. Merri futi 4-5 vjet burg dhe pastaj "frika do ruajë vreshtin". Ky draft nuk zgjidh asnjë problem", tha Shehu.

Duke u ndalur tek një marrëveshje e mundshme politike, Shehi bëri të ditur se ajo nuk do t'i ngjajë asaj të 17 majit 2017 "kokë më kokë" Basha- Rama.

"Shpresoj që të ketë një marrëveshje politike. Nëse ne mendojmë që ky të largohet duhet të largohet me zgjedhje dhe duhet marrëveshje për këtë. Vetëm se marrëveshjet duhen të bëhen nën dritën e diellit. Ne do të shkojmë grup, opozita ka nevojë për të gjithë faktoët që janë në fushë se detyra kryesore është që të largohet kjo qeveri dhe këtu jemi bashkuar të gjitha palët bashkë", përfundoi kreu i LZHK-së.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dash plonci havas: 25/10/2019 10:13

    O dasho shko futi një dopjo e një paçe derri e pastaj vazhdo boj politik. Ju that do rëzoim Edi Ramën e tani bëni mërr mërr e tërr tër o dashi VËR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave