Drafti i parë i pjesshëm për Kodin Zgjedhor: Donatorët s'mund të fitojnë kontratë publike për 3 vite, s'ka më postera

TIRANE-Report TV zbardhi draftin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për cështjen e financimit të partive politike dhe barazinë gjinore. Komisioni i Reformës Zgjedhore është i ndarë në tre grupe pune dhe njëri prej tyre po diskuton pikërisht cështjen e financimit të partive politike, teksa drafti paraprak ka dalë në media.

Drafti adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës. KQZ-ja do të ndërtojë një portal për denoncime në lidhje me financimet. Subjektet zgjedhore janë të detyruara të paraqesin Raport Financiar për fushatën zgjedhore në KQZ brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.

Në darft ndalohen donacionet mbi 30 mijë lekë cash, kur nuk është bërë përmes transaksioneve bankare dhe dënohet me një gjobë të barabartë. Donatorët nuk mund të përfitojnë kontrata publike apo si nënkontraktorë për 3 vite ose në cdo mënyrë tjetër fonde që tejkalojnë 10 mln lekë.

Fondet e marra nga donatorë të ndaluar kalojnë në llogarinë e KQZ-së. Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me një gjobë prej 5 000 000 lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin.

Drafti i jep të drejtë KQZ ka të drejtën të verifikojë drejpërdrejtë shpenzimet e fushatës zgjedhore për cdo parti parti politike ose të verifikojë raportin e auditimit. KQZ-ja ka të drejtë të kërkojë të dhëna, dokumente apo informacion nga subjektet zgjedhore apo persona të tretë, të cilët duhet t’i përgjigjen kërkesës së KQZ-së brenda 15 ditëve nga marrja e saj.

Në rast të mosbashkëpunimit ose refuzimi për të bashkëpunuar, asgjësimi i dokumenteve, vonesat ose sjellja e papërshtatshme në procesin e verifikimit të kryer nga KQZ-ja raportohet në prokurori si vepër penale. Megjithatë, në fund të draftit specifikohet se dispozitat e këtij Kodi në lidhje me financimin e zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore humbasin fuqinë juridike ditën e miratimit të ligjit të ri për financimin e partive politike.

Pikat kryesore të draftit për financimin e partive;
1.Partitë të paraqesin raport financiar për fushatën në KQZ
2.Çdo parti politike që merr pjesë në zgjedhje ruan në arkivë për 7 vite raportet financiare
3.KQZ krijon portalin për denoncime në lidhje me financimet
4.Fondet e marra nga donatorë të ndaluar kalojnë në llogarinë e KQZ-së
5.Kur dhuruesi nuk është i qartë fondet i kalojnë KQZ-së
6.Ndalohet donacioni mbi 30 mijë lekë cash
7.Shpenzimet në fushatë nuk duhet të jenë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë subjekti nga shteti
8.Çdo shpenzim i fushatës zgjedhore dokumentohet pavarësisht datës se kur është bërë
9.Donatorët nuk mund të përfitojnë kontrata publike apo si nënkontraktorë për 3 vite ose në cdo mënyrë tjetër fonde që tejkalojnë 10 mln lekë.
10.KQZ ka të drejtën të verifikojë shpenzimet e fushatës zgjedhore për cdo parti parti politike
11. Shkelja për financimin e fushatës nga personi përgjegjës i financës së një partie me gjobë nga 100 000 -200 000 lekë.
12.Mosbashkëpunimi me audituesin e KQZ-së dënohet me gjobë nga 2 000 000 -3 000 000 lekë dhe pezullim të financimit publik për 5 vjet
13.Mosparaqitja e një raporti financiar për fushatën brenda afatit ligjor dënohet me një gjobë prej 2 000 000 lekë.
14.Paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë prej 500 000 -1 000 000 lekë.
15.Mosbashkëpunimi ose refuzimi raportohet në prokurori si vepër penale.
16.Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve dënohet me gjobë 5 000 000 lekë ose gjobë të barabartë me shumën që kaloi kufirin
17. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të gjobës së dhënë në bazë të këtij neni.
18.Gjoba e vënë nga KQZ ekzekutohet brenda 30 ditesh nga marrja dijeni për të.

Drafti: Nuk do të ketë postera të afishuar të fushatës zgjedhore
Gjatë fushatës zgjedhore përdorimi dhe afishimi i çdo materiali tjetër statik për propagandë zgjedhore, përfshirë flamujt dhe posterat, lejohet vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor.

Me “materiale propaganduese statike” kuptohen të gjitha materialet që i shërbejnë subjektit zgjedhor apo partisë politike për promovimin e fushatës zgjedhore dhe që janë vendosur ose afishuar në vende ose hapësira publike me akses publik, si shtyllat e ndriçimit të rrugëve, fasadat e ndërtesave, sheshet, pjesët ballore të dyqaneve ose ndërtesave, përgjatë rrugëve të qyteteve, rrugëve ndërqytetëse, etj.

Policia Bashkiake Policia e Shtetit garantojnë zbatimin e përcaktimeve të bëra në këtë nen duke hequr menjëherë çdo material propagandues të subjekteve zgjedhorë në vendet jashtë përcaktimeve të bëra në pikën 1 dhe 2 të këtij neni.»

Drafti: Kryetari i partisë të deklarojë me shkrim që s'do blejë vota
Kryetarët e partive që marrin pjesë në zgjedhjet duhet të bëjnë një deklaratë me shkrim ku angazhohen solemnisht për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet.

Reforma Zgjedhore bashkë me ngritjen e Gjykatës së Kushtetuese dhe të Lartë janë dy kushtet kryesore të Bundestagut gjerman. Kryeministri Rama është zotuar që reforma të miratohet me dy faza, teksa e para do të mbyllet brenda vitit me rekomandimet e OSBE-së dhe më pas faza tjetër ku do të ketë në diskutim më të gjerë për ndryshimin e sistemit, votën e emigrantëve, por edhe votimin elektronik.

Ndryshimet duan edhe votat e opozitës në parlament, pasi PS-ja nuk i ka për të kaluar Kodin, por deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së që u futën në Kuvend kanë vendosur si kusht ndryshimin e sistemit. Megjithatë Musa Ulqini tha dje se është i bindur për miratimin e reformës. Ndërkohë që opozita jashtë parlamentare nuk pranon të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore duke vendosur pesë kushte.

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë të PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lori: 23/10/2019 12:53

    pa ndryshuar sistemi zgjedhor ,asgje sndryshon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet