Draft statuti nuk u pranua nga Kurti dhe Vuçiç, Rama: Se refuzoi Gjermania dhe Franca, vetëm atyre ua kam dorëzuar

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe refuzimin nga ana e Kurtit dhe Vuçiç për draft propozimin për ascoacionin e komunave në veri të Kosovës ku tha se nuk ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës dhe deri më tani nuk e kanë refuzuar. Megjithatë ai shton se draft statuti që ai ka dërguar është kontribut më së shumti për Kosovën duke nënkuptuar keqardhje që është refuzuar pa e lexuar paraprakisht.

“Së pari, ne jemi ekzaktësisht në të njëjtin vend së bashku. Kjo lagje ku ne jetojmë, i ka kaq të ndërlidhura shtëpitë e fatet, sa, po u dogj njëra shtëpi merr flakë gjithë lagja... larg qoftë.

Drafti është refuzuar? Nga kush? S’ja kam dorëzuar Kosovës dhe as Serbisë, ja kam ccuar Gjermanisë dhe Francës. Ata se kanë lexuar... e refuzojnë pa e lexuar. S’kam pretenduar që ai do të miratohet, ai është thjesht një kontribut. A do të vlejë, këtë le ta shohim. Por edhe sikur, është një kontribut për paqen, normalizimin dypalëshe, është kontribut për Kosovën. Jemi dy shtete por jemi një popull, është shumë e thjeshtë. Këtë se zhbëjmë dot, kurrsesi.

Kur thashë që janë mbyllur dyert e thashë me keqardhje, sepse është pasojë. Unë nuk jam as Syri as Veshi që mund të thonë çfarë të duash. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them. Ndërhyja ime në punët e brendshme atje, ka lidhje edhe me rrogat tuaja këtu... kjo është e gjitha shumë e thjeshtë.”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Zero marrëdhënie me Serbinë nëse s'liron 3 policët e Kosovës! U kam dërguar letër të dytë Macron e Scholz, të zbatohet plani franko-gjerman


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja