Drafti i ri, nuk ka amnisti
për detyrimet në 2015-2016

Drafti i ri, nuk ka amnisti<br />për detyrimet në 2015-2016
Duke dhënë shumë pak hollësi lidhur me draftin e ri, Ahmetaj deklaroi dje se “për detyrimet nga janari 2011 deri në dhjetor 2014 do të përdorim instrumentin që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lejuar të përdoret në Kosovë, një lloj incentivimi: kur ke detyrime të papaguara, paguaj principalin, që të të hiqen interesat dhe gjobat.

Ndërsa për periudhën pas vitit 2014, pra në vitet 2015, më 2016, asnjë gjë nuk ndryshon; kjo do të thotë që detyrimet e vëna, plus interesat e kalkuluara, të gjitha këto do të mblidhen në përputhje me ligjin e procedurave tatimore në fuqi ”, tha ai.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një dalje para gazetarëve një muaj më parë, bëri një analizë të performancës së ekonomisë dhe financave në 8-mujorin e vitit, ku deklaroi se projekti qeveritar nuk mund të konsiderohet si një amnisti. Duke shtuar se nuk do të miratohet asgjë deri kur të arrihet dakordësi me FMN.

Vetëm pak muaj më parë, kundërshtimet e Fondit Monetar bënë që Financat të linin pezull një plan për dhënien me koncesion të një platforme elektronike për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga privatët, pasi kërkoi një analizë të qartë kosto-përfitime.

FMN dhe qeveria Rama nisën një bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet një marrëveshje huaje detyruese me të cilin autoritet shqiptare nuk do të mund të ndërmerrnin politika fiskale dhe disa reforma strukturore me ndikim në buxhet pa miratimin e FMN-së. Në të kundërt Fondi nuk do të disbursonte këstet tremujore të huasë dhe marrëveshja mund të prishej. Qeveria Berisha nuk rinovoi marrëveshjet në fuqi të shtetit shqiptar me FMN, për të patur duar të lira në investime të kushtueshme me para publike, duke rritur borxhin publik, për çka ky institucion nuk është dakord. Duke refuzuar edhe kreditë e buta të FMN-së, në këmbim të kredive tregtare, me interesa shumë herë më të shtrenjta.

Në shkurt të vitit të ardhshëm marrëveshja trevjeçare mes Shqipërisë dhe FMN përfundon, por duket se janë të gjitha gjasat që ajo të rinovohet, nisur nga respektimi i vazhdueshëm i opinionit të Fondit lidhur me politikat fiskale.
 
Qeveria Berisha nuk rinovoi marrëveshjet në fuqi të shtetit shqiptar me FMN, për të patur duar të lira në investime të kushtueshme, duke rritur borxhin publik, për çka ky institucion nuk është dakord. Duke refuzuar edhe kreditë e buta të FMN-së, në këmbim të kredive tregtare.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së