Vettingu në politikë nuk bllokohet, Bylykbashi: Na e vini në dispozicion materialin dërguar Venecias

Tirane- Ka zgjatur pak mbledhja e përbashkët e Këshillit Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, aty ku u bë e qartë se drafti i vettingut në politikë do të diskutohet nga ekspertët konstitucionalistë përveçse do të shkojë në Komisionin e  Venecias për opinion. Ky rrugëtim nuk bllokon vettingun, të paktën këtë kanë lënë të kuptohet palët politike.

“Jemi për pastrimin e politikës sigurisht. Kjo nismë është e cënuar se lë jashtë të afërm e familjarë të politikanëve, por edhe persona juridik apo fizik që kanë lidhje të fshehta me politikanët. Në rrafshin ligjor ne kërkojmë të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ne jemi të mendimit që kjo nismë ti nënshtrohet një diskutimi të gjërë, pse jo dhe marrja e një mendimi nga Komisioni i Venecias, për të cilën opozita përdorte një shprehje në kohën e reformës në drejtësi: Venecia është tabani i demokracisë. Drafti do të diskutohet edhe nga ekspertë konstitucionalistë.

Ulsi Manja

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kishin bojkotuar mbledhjen, përveç Oerd Bylykbashit që kërkoi t’i vihej në dispozicion drafti që do i dërgohej Venecias.

“Pyetjet të dorëzohen në sekretarinë e Kuvendit. Dua të shoh dosjen që do i dërgohet Venecias”.

Oerd Bylykbashi


Sipas deputetit demokrat, lidhje mes krimit e politikës ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.

“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.

Oerd Bylykbashi

Kryetari i Komisionit të Legjislacionit, Gramoz Ruçi nga ana e tij premtoi se ky proces nuk do të ketë zvarritje.

“Nuk do ketë zvarritje ky proces. Të merren masa për dëgjimin e ekspertëve. Konsitucionalistët në momentin që janë gati do të na njoftojnë”

Gramoz Ruçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania