Kuvendi ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme projektligjin e fundit për reformën në radhët e oficerëve të policisë gjyqësore. Nisma ende e pa miratuar në Kuvend i është dërguar prokurorisë për konsultim me grupet e interesit siç janë dhe oficerët e saj, të cilët përfshihen në këtë reformë. Gjatë konsultimit me këtë ligj të ri oficerët e Prokurorisë por edhe ata të Policisë, e kundërshtojnë këtë draft ligjor, pasi nuk e ndjejnë veten si pjesë e sistemit të drejtësisë.
Kjo pasi siç thonë disa prej tyre në kushtet e anonimatit, ligji në asnjë nen s’parashikon dhe nuk i bën pjesë të Shkollës së Magjistraturës me qëllim që pas disa vite punë, ata të bëhen pjesë e gjyqësorit ose prokurorë. Një nga oficerët e prokurorisë së Tiranës tha për “Shqiptarja.com” në kushtet e anonimatit se ligji në fjalë i shuan ëndrrën çdo oficeri për të bërë Shkollën e Magjistraturës. “…Është ligj i padrejtë dhe që s’përfaqëson interesat e oficerëve të Policisë dhe Prokurorisë. Oficerin nuk e promovon por e le gjithë jetën oficer, nën shërbimin e prokurorit dhe gjyqtarit. Ndërkohë e kundërta ndodh me ndihmësat ligjorë të gjyqtarëve në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, të cilët kanë mundësi ligjore të konkurrojnë në shkollën e magjistraturës”, thotë një prej oficerëve të prokurorisë së Tiranës.
Një tjetër kundërshtim i policisë gjyqësore ka të bëjë me pagën e përcaktuar për oficerët në raport me pagën e prokurorit. Drafti parashikon se paga e oficerit të Policisë Gjyqësore, të seksioneve të prokurorive të shkallës së parë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme është e barabartë me 70 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit që ushtron funksionet pranë tyre.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës
20 Nëntor 2024, 18:32
-
Hapet konkursi për drejtimin e Shkollës së Magjistraturës, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët
8 Korrik 2024, 16:49
-
Provimi i Magjistraturës/ Opozita kërkon dëgjesë me Rakipin te ‘Ligjet’! Bushka e PS çon kërkesë për informacion! Rithemelimi: Edhe Padi në SPAK
3 Maj 2024, 15:04
-
Komisioni i Ligjeve debat për konkursin e Magjistraturës, Bardhi: Rakipi të vijë këtu, mbushi drejtësinë me patronazhistë! Reagon Majko: Po e politizoni
29 Prill 2024, 12:14
-
Testim te Magjistratura, Rakipi sqaron defektin në korrigjim: Gabim teknik! Problemi më i madh cilësia e ulët e kandidatëve
25 Prill 2024, 11:49
-
Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë
24 Prill 2024, 19:42
-
Hije dyshimi mbi provimin e Magjistraturës, në listën fituese shtohen 42 kandidatë për gjyqtarë e prokurorë
24 Prill 2024, 09:54
-
Magjistratura heq mesataren mbi 8 për lëndët kryesore, ish-prokurori: Ulet cilësia, s’është zgjidhje për plotësimin e vakancave! Avokati: Duhet të forcojmë kriteret
2 Shkurt 2024, 14:52
-
Shkolla e Magjistraturës heq mesataren mbi 8 për lëndët kryesore
1 Shkurt 2024, 14:58
-
KLGJ shpall emrat: Kush janë kandidatët për gjyqtar që sapo kaluan procesin e vettingut
26 Tetor 2023, 16:42
-
Nga të përjashtuar si të korruptuar në 'mentorë' të drejtësisë së re! Kush po e formon brezin e ri të gjyqtarëve dhe prokurorëve si pedagogë te 'Magjistratura'
10 Nëntor 2022, 18:36
-
KLP fut në sistem 22 prokurorë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës
12 Korrik 2022, 17:38