Shoqata "Pro-eksport Albania" i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë që në kuadër të masave për të kufizuar qeverinë para zgjedhjeve të mundësojë dhe pezullimin e të gjitha inspektimeve dhe kontrolleve për bizneset 4 muaj para zgjedhjeve dhe 4 muaj pas zgjedhjeve.
Përmes një letre që mban firmën e Edvin Prençe Kryetar i Pro-Eksport Albania, shoqata mbështet raportin e KQZ për ndalim të prezantimit të projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive, shpërndarjen e lejeve të legalizimeve dhe prerjen e shiritëve nga ana e qeverisë pas datës 25 dhjetor dhe deri në zgjedhje. Këto masa sipas shoqatës duhen marrë me qëllim të mondikimit paraprak.
"Të pezullohen të gjitha inspektimet/kontrollet nga Organet Inspektuese (Tatimet, Inspektoriati i punës, Doganat, Inspektoriati i mjedisit e të tjerë), për një afat kohor 4/5 muaj para zgjedhjeve dhe 4/5 mbas daljes së rezultateve të tij. E gjitha kjo në frymën e mosndikimit paraprak ose retro te tij. Kjo e mbeshtetur edhe në eksperiencat e mëparshme të ndodhura siç ishte Ligji Nr. 39/2014 Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrollove dhe verifikimeve Tatimore për periudhën 1 Mars deri më 31 Gusht 2013", thuhet në letër mes të tjerash.
Pra kjo kërkesë e shoqatës, vjen pas përgatitjes nga KQZ të një dokumenti ku parashtrohen të gjitha kufizimet për qeverinë 4 muaj para dhe pas zgjedhjeve si psh, ndalimi i dhurimit të celësave të shtëpive, dhënia e lejeve të legalizimit, prerja e shiritave, reklamimi i punimeve të objekteve në ndërtim e sipër ose të ndërtuara etj, të gjitha këto metoda të shpeshta të përdorura nga politikanët para zgjedhjeve për të joshur elektoratin. Ky draft pritet të hidhet në votim në KQZ.
-
Jane ne vete keta maskarenj?!D.m.th. te vidhni,te kaloni mallra kontrabande mallra te skaduara,droga, t'u falen gjobat,etj,dhe jo pak, por plot 8 muaj.Ne asnje menyre te mos pranohet!!!Shteti as behet,as forcohet me leshime te tilla.
Përgjigju -
"Dhent e dhite e Zeres...Nami Sali Qeres!" Pra qeveria "leje te zakonshme 4 mujore..! URRRRRAAAAA!
Përgjigju









Komente
Komento