Drafti/ Propozohet rritja e pagave te ‘Gjykata Kushtetuesja’! 664 mijë lekë për gjyqtarët, 773 mijë për kryetarin! Ndryshojnë edhe rrogat e KPA, barazohen me ato të Gjykatës

Një ligj i ri i sjell në Kuvendin e Shqipërisë pas propozimeve të Gjykatës Kushtetuese do t’i çojë pagat e anëtarëve të këtij institucioni në nivelet më të larta në vend.

Në nenin 17 të ligjit për gjykatën kushtetuese propozohet se neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58% shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja.

Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicioni dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja, ose mbi 7.7 mln lekë të vjetër.

Nga drafti kanë përfituar edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që barazohen me pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarit të KPA që barazohet me atë të kreut të Kushtetueses.

“Këto dy shtesa kanë natyra të ndryshme dhe lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë dhe kompetencat e secilit prej institucioneve. Kështu, për shkak të veprimtarisë, kompetencave dhe rolit të veçantë që luan Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët e saj do të përfitojnë një shtesë për shkak të natyrës së veçantë të punës. Ndërsa, gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të përfitojnë vetëm pagesën mujore shtesë për shkak të vështirësisë, në zbatim dhe në përputhje me parashikimet e ligjit për vetting-un”

Sa i përket arsyetimit se pse merren këto ndryshime Qeveria thotë në relacion se Gjykata Kushtetuese duhet të vendoset në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë duke qenë se kontrollon kushtetutshmërinë e ligjeve, vendimeve të gjykatave dhe ka përgjegjësinë për zgjidhjen e konflikteve të kompetencave mes institucioneve të tjera kushtetuese. Gjithashtu Kryetari i Gjykatës Kushtetuese përcaktohet në ligjin për protokollin e shtetit si personaliteti i katërt në hierarkinë protokollare pas Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Relacioni

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektligji

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 15/07/2023 00:12

    Fiks sa ajo eritja 2000 leke qe iu be mesuesve. A ju dalte flaka.

    Përgjigju
  • Ledi: 14/07/2023 18:45

    U be deti kos dhe kush te fusi duart.zU rriten per deputetet ,per ministra dhe dtejtore pagat ,po kush i paguan gjithe ato para ? Tani na del drafti per gjygjtaret dhe kushtetursen me rroga shume te larta!Po per pensionistet dhe te varferit kush kujtohet?Zoti do ju gjykoj nje dite por do jete ajo we meritoni !

    Përgjigju
  • rrema: 14/07/2023 16:55

    Mos i hongshi, ilace u bofshin per ju mor hajdut te nyte, mjer pensionistet e shkrete qe morin sa me honger buk e krype.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 14/07/2023 15:49

    HALLALL mor babe merni e nxirrni ujin ketij vendi. Paska qen kenet e pa gjuajtur. Sa per pun nje verr ne uje po beni. Ju shumica e tyre brezat e para 2010 ose kursantat e plepave ta mbajn Sali qenin maje te kokes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë