Nga Ylli Pata: Drafti që deberishizon PD dhe distancon opozitën prej Metës

Nga Ylli Pata: Drafti që deberishizon PD dhe distancon opozitën prej Metës

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Sali Berisha i quan pengje të Ramës, ndërsa Ilir Meta i quan lulushë. Megjithatë, grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, të quajturit grupi 35, sot kanë dorëzuar një nismë ligjore në Kuvend, që është realisht një zhvillim drastik politik në vend. Edhe pse ka një vëmendje të vogël mediatike ndaj nismës së opozitës, pasi zhurma bëhet sesi të relativizohet apo të zhvlerësohet zbulimi bombë për Ilir Metën, ai është zhvillimi që pret pikërisht nyjën gordiane të opozitës dhe të djathtës shqiptare.

“31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e plotë të asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar çdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte”, theksohet ndër të tjera në draftin e paraqitur në Kuvend nga deputetët e PD-së.

Ky draft është pikërisht ai akt që trazon ujrat jo thjesht në PD, e në opozitën shqiptare, porn ë të gjithë politikën. Ky akt, i cili sipas të gjitha gjasave do të diskutohet në sezonin e vjeshtës, bashkë edhe me “kundëramendamentin Meta” për ligjin e dosjeve, është objekti e materiali i duhur për të bërë një debat politik publik brenda opozitës. PD që nuk i është bashkuar Sali Berishës, ka bërë të ditur në argumentimin e projektligjit për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, që këtë nuk e ka bërë as Sali Berisha apo edhe pasardhësit e tij, por kjo është pika ku të paktën do të nisë një dialogim me të shkuarën e njerëzve që e konsiderojnë veten pasardhës të viktimave të komunizmit.

Vetë abuzimi me dosjet, sidomos me shtresën e vuajtur të komunizmit ka qenë një nga lojrat më bajate e cinike të kësaj periudhe të tranzicionit. E natyrisht që e gjithë kjo lojë masakruese nuk do të kishte ndodhur, nëse PD-ja që mori pushtetin në vitin 1990 të kishte vepruar si Gjermania e Bashkuar, e cila hapi dosjet e STAS-it, dhe ndaloi çdo bashkëpunëtor dhe zyrtar të tij të merrej në politikë apo punontë në administratën e re të vendit. STAS, shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore, pjesë e perandorisë sovjetike, ashtu si KGB dhe Sigurimi i Shtetit kishte të njëjtën metodë funksionimi, me një rrjet gjigand administrate dhe aparati, si dhe një numër bashkëpunëtorësh të ofruar në mënyrat më të errëta.

Si Gjermania Lindore, të gjithë vendet ish-komuniste bënë lustracion, që u kthye në thelbin e postkomunizmit. Rregulli: Kush ka qenë në rrjetin dhe zemrën e aparateve të hunës së diktaturës nuk ka punë më në politikë dhe administratën e shtetit të ri. Vaclav Haveli në Çekosllavaki(ishte pa u ndarë Çekia dhe Sllovakia) kishte në opozitë Partinë Komuniste të Çekosllovakisë. Ai nuk bëri gjueti shtrigash kundër tyre por e trajtoi si opozitë dinjitoze, e në fund komunistët u detyruan të transformoheshin në parti të reja; socialdemokrate apo të majta më ekstreme, por gjithsesi u larguan nga perandoria sovjetike. U larguan nga dora e KGB-së, e cila mbajti lidhje me një pjesë të rrjetit të saj në vendet satellite.

Në Shqipëri nuk patëm natyrisht një Havel, por një ish-komunist si Sali Berisha që u kthye lideri antikomunist i Shqipërisë së re. E Berisha zgjodhi të mos e bënte lustracionin, të mos hapte dosjet, por t’i përdorte ato në një gjueti selektive shtrigash. E ky draft i sotëm, është një ndarje e qartë, nga ato që realisht krijojnë frymë. Pra një PD që të mos ketë asnjë lidhje me të shkuarën komuniste dhe me segmented e Sigurimit të Shtetit. Ky është distancimi real me partinë e Berishës, por edhe i natyrshëm me atë të Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta. Por me detaje, ky debat do të mbushë mjedisin politik në vjeshtë…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre