TIRANE - Qeveria shqiptare do të vendosë në mbledhjen e rradhës rritjen e pagës minimale, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku. Sipas projektit të VKM, në Shqipëri nuk do të ketë një pagë më të ulët se 21 mijë lekë në muaj, një rritje kjo prej 5 përqindësh, nga 20 mijë lekë që ishte deri tani.
Drafti i Vendimit të Këshillit të Ministrave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111 të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1996 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të nenit 4 të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011 “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj të jetë 21.000 (njëzet e një mijë) lekë.
Paga bazë minimale mujore, jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.
Paga bazë minimale orare të jetë 121 ( njëqind e njëzet e një) lekë.
Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
Vendimi nr.527, datë 20.7.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren Zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 Korrik 2012.
Kryeministri
Sali Berisha
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com