Në draft raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë thuhet se nuk janë trajtuar rekomandimet e OSBE për Reformën Zgjedhore. Në draft raport, theksohet shqetësimet lidhur me mungesën e barazisë së kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, pretendimet për blerje votash dhe presionin ndaj votuesve.

“Vëren se Komisioni e vlerëson kuadrin zgjedhor të Shqipërisë si përgjithësisht të përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve konkurruese, duke ritheksuar megjithatë shqetësimet lidhur me mungesën e barazisë së kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, pretendimet për blerje votash dhe presionin ndaj votuesve; për këtë arsye u bën thirrje si shumicës ashtu edhe opozitës që të ndjekin në mënyrë konstruktive dhe përfshirëse një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, dhe të zbatojnë plotësisht rekomandimet e mbetura të OSBE/ODIHR dhe të Komisionit të Venecias, shumë përpara cikleve të ardhshme zgjedhore”, thuhet nw draft-raport.


Lajmi kryesor:

Draft-raporti i PE për Shqipërinë: Progres në rrugën drejt BE! Korrupsioni shqetësim serioz, duhet adresuar në të gjitha nivelet