Sot në Luksemburg pritet të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare për mbylljen e bisedimeve për kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Në prag të konferencës Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se nga muaji mars (2027), Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair.

Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit LuxAir”, shkruan Rama.

Lajm në përditësim…


Lajmi kryesor:

Shqipëria mbyll sot kapitullin e 4-t të negociatave me BE, Rama nga Luksemburgu: Deri në fund të vitit synojmë të mbyllim edhe dyfishin