Draft-statuti i Asociacionit do nxjerrë zbuluar hipokrizinë në Prishtinë dhe Beograd

Draft-statuti i Asociacionit do nxjerrë zbuluar hipokrizinë në Prishtinë dhe Beograd

Kurti dhe Vuçiç në takim me Lajçak, foto arkiv

Janë bërë përpjekje të mëdha nga shumë aktorë institucionalë, individë dhe protagonistë (që nuk mungojnë në rajon) për të gjetur të ashtuquajturin draft i Asosacionit. Ai po mbahet sekret, paçka se ka shumë aktorë që mëtojnë se e dinë. Nuk e gjen dot origjinalin ndër burime të medias në Kosovë dhe nuk e gjen dot dhe në Beograd. Në karakteristikat e përbashkëta ballkanike, që kemi, ka të ngjarë që ai të rridhte, por këtë herë ja që nuk po ndodh. Ajo, që kuptohet në një vështrim logjik është se edhe dy përfaqësuesit më të lartë respektivë: në Kosovë, kreu i Ekzekutivit dhe në Serbi, kreu i shtetit, e kanë dakorduar kohë më parë, madje qysh në Ohër. Me të gjithë qepjet e nevojshme, pas pretendimeve të dyanshme, u është përcjellë më 21Tetor, kur draft-statuti iu vu i pastër dhe i kopsitur përpara syve Kurtit dhe Vuçiq nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Ka të ngjarë që u është kujtuar edhe konjuktura ndërkombëtare, që tash dialogu Kosovë-Serbi nuk ka aq proritete nga ajo që po na afron skakiera ndërkombëtare dhe e ardhmja e Botës.

Deri më 2015, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, që janë ndërruar, ricikluar dhe zhdukur, kanë debatuar, sugjeruar, përplasur por tashmë dokumenti i “ mirëpranuar” pret thjesht kohën të firmosë. Kleçka e vetëm e vitit 2015 lidhej me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe kjo u dha mundësi autoriteteve të Prishtinës zyrtare për të mos e pranuar, ashtu si Serbia e ka përjashtuar apriori, duke mos e konsideruar Kushtetutën e Kosovës. Ashtu, si tani, megjithë ngutin dhe kërkesat serbët heshtin. Duket se objektivin afatshkurtër e arritën.

Deri më 17 Dhjetor nuk pritet asgjë nga Serbia për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme, ashtu si nga Kosova po blihet koha e mjaftueshme, që drafti i shumëpërfolur t’u bëhet i ditur pak e nga pak palëve opozitare dhe të justifikohet e gjitha.

Nuk mund të pritet më shumë, sesa është hamendësuar dhe kur të bëhet i ditur do kuptohet se ai përmban pak nga të katër draftet e paraqitura, pak nga ato që kinse janë kundërshtuar dhe mbi të gjitha mbi atë që palët kanë mëtuar se nuk donin.

Eufemizmi “Vetëmenaxhim” në vend të Zajednicës, ka të bëjë thjesht e vetë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Koha do të na tregojë sesa të drejtë ishin zyrtarët evropianë dhe sa largpamës politikanët e Kosovës. Një gjë shikohet bukur mirë se: Serbët duket se kanë marrë maksimumin e tyre për një popullsi, që sipas vlerësimeve të bazuara në të dhënat e OSBE-së të vitit 2010 dhe 2013, arrinte në 146,128 serbë, ose që përbënin 7.8 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ndërkohë Reuters flet për disa fakte lidhur me Kosovën, kur në një popullsi prej 1.8 milionë banorësh, serbët janë vetëm rreth 5.3%.

Beogradi duket se nuk ka më ndonjë interes për Asosacionin me konjukturat e reja ndërkombëtare, kurse Prishtina politike i duhet të justifikojë atë qëndrim, që për hir të së vërtetës nuk është se i largon palët kosovare aq shumë nga njëra-tjetra. Pas pak javësh, kur çdo gjë do të jetë transparente, publiku shqiptar dhe serb do kuptojë se me çfarë hipokrizie është rrethuar deri më tani, ndërkohë, që problematikat në të mëdha janë braktisjet masive të vendeve reciproke dhe korrupsionin i frikshëm, bashkë me regjimet autokratike, që janë mbuluar bajagi mirë prej një dialog shterpë, që tek e fundit u hap dhe do mbyllet nga të huajt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet