GJERMANI - Ekonomia e Gjermanisë ka filluar të ndjejë impaktin e krizës së borxheve në Europë. Kjo ka qenë deklarata e presidentit i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi në Frankfurt, duke shtuar se është kthyer rreziku i një kolapsi në Eurozonë dhe shumë vende kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm në zbatimin e reformave të nevojshme për rritjen ekonomike.

“Plani anti-përhapje, e cila ofron blerjen e letrave me vlerë të qeverive të vendeve në vështirësi, nuk do të gjenerojë inflacion ose rreziqe të larta për taksapaguesit gjermanë”, u shpreh Draghi.

(eç/shqiptarja.com)