Draghi: Euro është e
pakthyeshme, BE nuk shpërthen

Draghi: Euro është e <br />pakthyeshme, BE nuk shpërthen
PARIS - “Misioni ynë nuk është të zgjidhim problemet financiare të Shteteve, por të garantojmë stabilitetin e çmimeve dhe të ruajmë stabilitetin e sistemit financiar në pavarësi të plotë”. Pohimi ka ardhur nga presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi, në një intervistë për Le Monde.

Në vendimet që marrim, vazhdon Draghi, “jemi shumë të hapur dhe nuk kemi tabu. Kemi vendosur që të ulim përqindjen e interesit në më pak se 1% sepse parashikonim një inflacion që do të ishte pranë ose më poshtë se 2% në fillim të 2013”. Një zgjedhje që, sipas numrit një të BQE-së, “duhet të japë efektet e saj, ashtu si dhe operacionet e borxheve tre vjeçare dhënë bankave, të kryera për të bërë ballë një rreziku të reduktimit të kredisë”.

Euro “është e pakthyeshme”, nuk ka një rrezik “shpërthimi” të Bashkimit Europian. “Shohim analistë të imagjinojnë skenare shpërthimi të zonës së Euros - shpjegon Draghi - Do të thotë se njohin keq kapitalin politik që drejtuesit tanë kanë investuar në këtë bashkim dhe mbështetjen e europianëve”.

Bashkimi Europian nuk është në rrezik recesioni, ndonëse “nga fillimi i vitit rreziqet e përkeqësimit të ekonomisë të cilave u frikësoheshim pjesërisht u materializuan” dhe “situate është përkeqësuar gradualisht”.

Në kuadër të zonës së euros, pohon Draghi, “çdo lëvizje drejt një bashkimi financiar, bilanci dhe politik, është sipas mendimit tim e paevitueshme dhe do të çojë në krijimin e strukturave të reja ndërkombëtare”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor