Draghi në Parlamentin Europian: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë! Integrimi nuk kërcënon projektin europian

ITALI- Kryeministri i Italisë, Mario Draghi në një fjalim drejtuar Parlamentit Europian të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, ka bërë me dije se duhen hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Draghi tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një kërcënim për projektin europian.

“Duhet përshpejtuar së pari procesi i zgjerimit. Integrimi i plotë i vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk përfaqëson një kërcënim për projektin europian, por  është pjesë e realizimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e Këshillit Europian të marsit 2020. Duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe t’i përkushtojmë vëmendjen maksimale pritshmërisë legjitime të Bosnjën Hercegovinës dhe Kosovës. Jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha këtyre vendeve dhe duam Ukrainën në Bashkimin Europian. Ne duhet të ndjekim rrugën që kemi përcaktuar për zgjerimin, por njëkohësisht duhet të lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur“, ka thënë ai. 

Më herët, kryeministri Edi Rama është shprehur se i sheh pa optimizëm negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e në këtë kuadër ai tha se nëse negociatat nuk hapen në qershor, qeveria e Shqipërisë do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, duke thënë se kjo ishte edhe një kërkesë e vetë qytetarëve në Formularin e Këshillimit.  Kjo deklaratë vjen pasi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska bëri me dije se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE. Ky qëndrim i diplomates bullgare tregon se ky vend as nuk tërhiqet në veton e vendosur për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, veto e cila pengon edhe Shqipërinë. Edhe pse ka ende kohë deri qershorin e ardhshëm ku pritet të mbahet Këshilli Europian. 

Qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i problemeve të Maqedonisë së Veriut. 

Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd: 04/05/2022 19:04

    O Draghi.mos u lodh kot lol ,se nuk pranohen vendet me shumice muslimane ne BE,keshtu si ka marre kjo pune. As lufta ne mes te Europes nuk ia ndryshon rregullat BE,qe duhet te ishte më gjeostrategjike ne keto momente,e cila duke u kapur “pas qimes” bullgare mban larg integrimit ( me mire ,jashte hartes politike te Europes) Shqiperine dhe Maqedonine e V. A nuk do te ishte me mire qe kjo BE më pare ,te mblidhej dhe te ndryshonte ca rregulla strikte e antidemokratike,si kjo vetoja bullgare ku kerkon “mizen ta bej buall ,se dikush i fryn ne vesh” per te sabotuar integrimin e Ballkanit Perendimor..!? A nuk ka ardh akoma koha per BE edhe pas kesaj lufte te shemtuar qe te ndergjegjesohet dhe te jete me e pergjegjshme,duke u larguar nga standarti i dyfishte qe e mban mberthyer ne performancen e saj aspak demokratike..!? A eshte kjo ne te vertete BE qe ne duam te aderojme,apo ajo eshte kthyer nje instrument ne doren e dikujjt qe per interesat e veta,luan aq shemtuar sa mban peng jo vetem BE,por vete vlerat euroatlantike qe ajo vete promovon. Sepse me kete qendrim e sjellje ,i len nje shije aq te hidhur vendeve te Ballkanit Perendimor ,sa i con ne nje zhgenjim,sepse ato nuk shohin me shprese. Dhe pikerisht humbja e nje shprese te tille,eshte nje enderr e parealizuar,se pas kesaj,duke qene vende te brishta ne cdo kuptim dhe te ngarkuara emocionalisht,do te jene nje prè e lehte e cdo “te treti” qe vjen verdalle dyerve te BE ,qe te gjej ndonje te çare te tille ku mund te penetroje lehtesisht brenda kufijve te BE,per t’i mbajtur ato gjithmone te dobta e te padigurta.

    Përgjigju
    • Silvia: 09/05/2022 15:10

      Kur te heqë Shqipëria xhamat nga cdo qendër qyteti dhe qeveria të të bëjë referendum popullor kombëtar të cili është identiteti i shqiptarëve cristiane apo myslimanë? Sepse historikisht shqiptarët ose al banët janë Kristian e por realisht dhe zyrtarisht praktikojnë të kundërtën. Kshu që më një profil pa identitet apo me një profil arab natyrisht që je larg vlerës Europe! Liderit shqiptare janë delirante dhse ipokrite kur flasin për vëllazëri vlerash fetare. Edhe USA që është shtet multi etnish zyrtarisht betohet në bibël në çdo hiriearki postesh.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar