Asambleja e PS në 7 maj! Rama: S'ka dramë të madhe nëse opozita s'kontribuon për presidentin e ri, s'do ishte hera e parë! Me botën e përtejme (Berisha) s'negociojmë

TIRANË- Mazhoranca nuk ka ende asnjë emër konkret për presidentin e ri. Një gjë është e sigurt që ai/ajo nuk do të dalë nga radhët e grupit parlamentar socialist. Sa i përket negociatave me Partinë Demokratike dhe Komisionin e Rithemelimit, Kryeministri Edi Rama tregoi të ashtuquajturat “vija të kuqe”.

 “Është shumë e qartë vija e kuqe për ne, ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të bërë në funksion të të ardhmes me atë që në funksion të politikës është përfaqësues i botës së përtejme. Me botën e përtejme Partia Socialiste nuk ka asnjë lidhje, sa herë do na jepet mundësia do t’u themi të gjithë atyre që gabimisht kujtojnë se përfaqësuesi i botës së përtejme është akoma gjallë se gjallimi i tij fizik është diçka tjetër dhe gjallesa politike është diçka krejt tjetër”, u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste do të presë bashkëpunimin e Partisë Demokratike deri në nisjen e procesit kur të kenë dalë dhe emrat. Në këtë kuadër, ai shtoi se nuk do e quante një dramë të madhe nëse PD-ja me Enkelejd Alibeajn nuk do të jepte asnjë propozim, pasi sipas kryeministrit, nuk do të ishte hera e parë.

“Është një proces që po e ndjek komisioni që kemi ngritur. Nuk ka problem afatesh. Do presim deri në momentin që të fillojë procesi dhe të kemi emrat. Nëse ata nuk do japin ndonjë kontribut nuk do të ishte dramë e madhe, e kundërta do të ishte surprizë", shtoi Rama.

Rama u ndal dhe tek procesi i integrimit ku u shpreh se i sheh pa optimizëm negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Rama ripërsëriti deklaratën e tij, se nëse negociatat nuk hapen në qershor, qeveria e Shqipërisë do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, duke thënë se kjo ishte edhe një kërkesë e vetë qytetarëve në Formularin e Këshillimit. 

“S’kam asnjë surprizë i kam thënë ato që kam thënë për këtë proces. Nuk jam optimist për rezultatin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sikurse e kemi ndarë dhe me shqiptarët, bazuar dhe në opinionin e marrë nga qytetarët tanë përmes Këshillimit kombëtar, nëse në qershor ky ngërç nuk do të zgjidhet ne do të bëjmë ndryshimin e kursit tonë dhe do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut", iu përgjigj Rama, pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori. 

Nëse Hashim Thaçi do të ishte i lirë për socialistët do të ishte një kandidat i shkëlqyer, por në kushtet kur Kosova dhe Shqipëria janë 2 shtete të pavarura si edhe ish-presidenti ndodhet i burgosur në Hagë, kjo është krejtësisht i pamundur.

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ca procesi është”, tha Rama.

Të gjitha këto deklarata u bënë në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, nëse të cilën u vendos që Asambleja e Partisë të mbahet në 7 maj, për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e socialistëve të 9 prillit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Berisha në krye të PD? Rama: Nuk është koha për ta turpëruar në këtë farë feje Shqipërinë

 

Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Kryesisë ka bërë ironi me Komisionin e Rithemelimit duke thënë se nuk e di se çfarë është, teksa pati edhe një mesazh për Sali Berishën dhe ata që e ndjekin nga pas.

"Ça është ky Komisioni i Rithemelimit? Nuk kam parë në ndonjë flet votimi subjekt, Komision Rithemelimit. Shtëpia e Lirisë, e kujt lirie? Me botën e përtejme ne nuk kemi asnjë lidhje dhe as nuk negociojmë e as nuk diskutojmë, dhe atyre që gabimisht kujtojnë se përfaqësuesi i botës së përtejme është gjallë, se gjallimi fizik është tjetër dhe gjallesa politike është krejt tjetër dhe nuk është koha e atyre që e ndjekin për ta turpëruar Shqipërinë në këtë farë feje, edhe pse janë një pakicë që rrudhet nëse do të shkojnë nga pas botës së përtejme", tha Rama.

Ora 19:51
Negociatat me opozitën për presidentin e ri? Rama: S'ka ndonjë dramë të madhe nëse nuk kontribuon, s'do ishte hera e parë

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar se deri ku qëndrojnë negociatat me opozitën për presidentin e ri.

"Nuk a probleme afatesh, po ndërtohet procesi, do presim deri në momentin kur do të fillojmë procesin kur do të kemi emrat, nëse ata nuk do të sjellin asnjë kontribut, nuk ka ndonjë dramë të madhe, s'është hera e parë. madje e kundërta. Ne kur ishim opozitë që s'kishim vota dhe e dinim që gjasat do të ishte që  do të ishte një partizan i PD, ne dhamë kontributin tonë, opozita është në Parlament për të dhënë kontributin e vet që të bindi pjesën tjetër", tha Rama.

Ora 19:50
Shqipëri-Kosovë me një president? Rama: Hashim Thaçi do të ishte kandidat i shkëlqyer

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një nga emrat që ai do të preferonte si president është Hashim Thaçi, por rrethanat e bëjnë këtë të pamundur.

"Nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të bërë në atë që në funksion të politikës është , ne do kishim vënë Hashim Thaçin president dhe do ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në bashkësinë shqiptare si i lirë se ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them se ca procesi është", tha Rama.

Ora 19:50
Integrimi në BE/ Rama: Aspak optimist për negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, do kërkojmë që të na ndajnë

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk është aspak optimist për negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, prandaj ka theksuar se do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia sa i përket procesit të integrimit në BE.

"Unë nuk jam optimist për rezultatin e negociatave që po zhvillohen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe siç e panë në Formularin e Këshillimit, nëse në fund të kësaj 6 mujori ky ngërç nuk do zgjidhet ne do kërkojmë me insistim që të na ndajnë", iu përgjigj Rama, pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.

Ora 19:42
Thirret Ezani për hapjen e iftarit, Rama ndërpret deklaratën për shtyp

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama iu dedikua gazetarëve. Mirëpo fjala e tij përkoi me thirrjen e Ezanit për hapjen e iftarit, për rrjedhojë  prononcimi i Ramës për gazetarët u ndërpre për disa minuta.

Ora 19:41
Rama: Nuk kemi ende një emër për presidentin e ri, s'do jetë nga grupi parlamentar i PS

 

Kryeminsitri Edi Rama flet për zgjedhjen e presidentit të ri.

"Sot, ne u mblodhëm për vendimet që morëm në Kongres dhe prandaj do të mbledhim Asamblenë Kombëtare në fund të javës së parë të majit, ashtu si kundër edhe e diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit të republikës se ditët po kalojnë. Nuk kemi identifikuar asnjë emër për president, se do e  kishim bërë publik. Ne e kemi thënë publikisht që është një vendim i konsoliduar që kandidatja apo kandidati nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS", tha Rama.

Ora 19:30
Kryesia vendos, 7 maj do të mbahet Asambleja e PS

Kryesia vendos, 7 maj do të mbahet Asambleja. 

 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lajdi: 27/04/2022 21:01

    Mendimi i opozites per ne nuk vlen fare ata sjan per te mir te vendit.Kam besim te kryeministri per zgjedhjen e tij

    Përgjigju
  • Gori: 27/04/2022 20:29

    Mendimet e opozites besoj se do te ken nje ndikim qe te zgjidhet nje president sa me i mire per vendin tona edhe pse opozita nuk eshte ne nje gjende per te mar vendime

    Përgjigju
  • Alfred: 27/04/2022 20:28

    Besoj se do jete vendimi i duhur per zgjedhjen e presidentit per vendin tone. Dhe mendimi i pd-se do prishi me shum pune se do ndreqi si gjithmon

    Përgjigju
  • lola: 27/04/2022 20:28

    po kshu jan ato per asgje nuk jan

    Përgjigju
  • Alban: 27/04/2022 20:19

    Zgjidhni ke t doni se me i mire se meta qe ska bere asgje si kryetar shteti do jete

    Përgjigju
  • Agalliu: 27/04/2022 20:18

    Nje mbledhje e cila do te dali me vendime te qarta dhe te mira per vendin.kemi besim te kryeministri yne

    Përgjigju
  • Ani: 27/04/2022 20:13

    I bindur qe do beni zgjedhjen e duhur zoti kryeminister

    Përgjigju
  • Roland: 27/04/2022 20:06

    Shpresoj te merrni vendimin e duhur

    Përgjigju
  • Ymer: 27/04/2022 18:23

    Nje mbledhje qe do te dale me vendine te qarta dhe te sakta per vendin dhe te ardhmen e tij

    Përgjigju
  • kandari: 27/04/2022 18:21

    Shpresojme te dalin me vendime te duhura dhe me lajme te mira

    Përgjigju
  • loku: 27/04/2022 18:17

    ishalla naj lajm i mir qe ti sherbej popullit

    Përgjigju
  • Xhulio: 27/04/2022 18:17

    Po mire e bejne qe mblidhen sepse do te thote qe ka bashkpunim

    Përgjigju
  • Erla: 27/04/2022 18:16

    Jemi te sigurt qe do beni zgjedhjet e duhura

    Përgjigju
  • Ines: 27/04/2022 18:16

    Shpresojme te merren vendimet e duhura

    Përgjigju
  • Turi: 27/04/2022 18:15

    Nje mbledhje qe besoj se do japi rezultate dhe ide me te qarta per te ardhmen

    Përgjigju
  • Enkel: 27/04/2022 18:13

    Lajme te mira!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë