"Ajo që duhej të ishte si dita më e bukur e jetës tonë, u transformua në mënyrë tragjike në ditën më të zezë dhe më të keqe. Fëmija jonë iku nga kjo botë, ende pa e parë dritën e diellit. U kërkojmë të gjithëve mirëkuptim dhe qetësi për dhimbjen tonë të madhe që duhet të jetë vetëm imja dhe e Martës".

Me këtë mesazh të shkurtër publik, ish sulmuesi i kombëtares italiane të futbollit, Luca Toni ka rrëfyer dramën e tij që e goditi së fundmi. Ai dhe partnerja e tij, modelja Marta Cecchetto humbën fëmijën në lindje. (rb/shqiptarja.com)