Drama e tenistit: Dëmtoja veten dhe shkova në psikiatri, mendova vetëvrasjen

Drama e tenistit: Dëmtoja veten dhe shkova në psikiatri, mendova vetëvrasjen

Nick Kyrgios

Tenisti greko-australian, Nick Kyrgios zbuloi dramën personale në serialin dokumentar të Netflix "Break Point". I njohur për karakterin shpërthyes dhe zënkat me arbitrat në tenis, Kyrgios ka bërë një rrëfim ndryshe nga më parë, duke thënë se ka qenë në psikiatri në Londër për t'u kuruar. Sportisti shkon deri aty sa tregon se ka menduar edhe vetëvrasjen.

“Po mendoja nëse vërtet doja të vrisja veten. Kam humbur në raundin e dytë të Wimbledon nga Nadal. U zgjova pas ndeshjes dhe babai im ishte në shtrat duke qarë. Kjo ishte e rëndë për mua. Unë thosha se nuk mund të vazhdoj ta bëj këtë. Përfundova në një repart psikiatrik në Londër për të zgjidhur problemet e mia. Me krenari them që kam ndryshuar dhe kam një këndvështrim krejt tjetër për gjithçka, nuk e marr si të mirëqenë asnjë moment. Thashë me vete: “Dua që të arrish potencialin tënd të plotë dhe të buzëqeshësh. Kjo jetë është e bukur”, tha fillimisht Kyrgios.

Më pas Kyrgios flet edhe për marrëdhënien me miqtë dhe familjen, duke treguar për plagët që bënte në trup.

“Këtë presion, nuk e përballova dot. E urreja llojin e personit që isha. Kam pirë, kam përdorur drogë, kam humbur marrëdhëniet me familjen time, kam larguar të gjithë miqtë e mi të ngushtë. Mund të thuash që kisha dhimbje. I gjithë krahu im ishte i mbuluar me plagë. Prandaj kam veshur mëngën. Për të mbuluar gjithçka”, tregon tenisti mes të tjerash.

Nick Kyrgios ka pasur një problem në gju dhe mund nga kinezi Ëeiping Ëu 7-5, 6-3 në raundin e parë të turneut në Stuttgart të martën e kaluar. Ai debatoi sërish me gjyqtarin e ndeshjes, këtë herë për peshqirët që nuk i pëlqenin dhe donte që t'i ndryshonte.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim