Surpriza më e madhe e këtij sezoni, Villarreal, ka arritur t'i befasojë të gjithë duke eleminuar tashmë Bayern Munich, pasi skualifikoi Juventusin një fazë më parë.
'Nëndetësja e Verdhë' me në krye Unay Emery, arriti të barazonte 1-1 në Gjermani duke siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Champions League.
Goli i realizuar nga Lewandowski në minutën e 52 nuk i mjaftoi vendasve, pasi ishte Chukwueze i cili ne minutën e 88 gjeti rrugën e rrjetës duke i prerë të gjitha shpresat bavarezëve.
Për herë të dytë në histori, skuadra spanjolle e Vijarealit, do të mund të luajë në fazën gjysmëfinale të Champions-it, ku më herët në sezonin 2005-2006, eliminoheshin nga Arsenali.