Dramë në Dortmund, një mrekulli i jep titullin Bayern-it në javën e fundit! Mbi 1 dekadë kampion të Bundesligës (VIDEO)

Bayern Munchen këtë sezon ka fituar titullin më dramatik në historinë e Bundësligës, por që gjithsesi ishte i 11 rradhazi për klubin legjendar gjerman. Në javën e fundit të kampionatit kishte farë pak shpresë se kjo mund të ndodhte, por Dortmund që vinte si kryesues barazoi 2-2 kundër Mainzit në ‘Sigal Iduna Park’. Kjo kombinuar me fitoren 1-2 të Bayern-it në fushën e Koln solli titullin e 33 në historinë e klubit. Kjo pasi me pikë të barbarta Bayern-i kishte avantazhin e golavarazhit.

Golat e Koln 1-2 Bayern mund ti shihni këtu.

Në ‘Sigal Iduna Park’ Dortmund e pa veten shpejt në disavantazh, ndërsa Haller humbi penallti dhe mundësinë për të barazuar. Në minutën e 24 erdhi një tjetër shok nga Mainz që me Onisiëu dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë të besuarit e Terzic shkurtuan me Guerrero-n në minutën e 69, ndërsa goli i Sule-s erdhi vetëm në minutën e 96.

Kjo megjithatë i ngriu gjakun futbollistëve dhe tifozëve të Bayern-it që ndeshjen në Dortmund po e ndiqnin nga telefoni. Edhe pse arbitri lejoi disa çaste më shumë sërish Dortmund nuk e realizoi përmbysjen, duke flakur tej një shans të pabesueshëm për titullin e 9 në historinë e klubit. Kjo trishtoi jo vetëm tifozët e Dortmund në stadium, por edhe të tjerët që qëndronin jashtë tij në pritje të këtij trrilleri të javës së fundit.

Golat e Dortmund 2-2 Mainz mund ti shihni këtu.

Dy klubet e tjerë që do luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm nga Bundesliga janë Leipzig dhe Union Berlini. Sakaq, Schalke vetëm një vit pas ngjitjes, do të zbresë sërish në Bundesligën dy. Bashkë me minatorët ranë nga kategoria edhe Hertha e Berlinit, ndërsa Sttutgart do të bëjë ‘play-off’ për të qëndruar.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Stacione provizore për të monitoruar zonat me rrisk të lartë zjarri

Stacione provizore për të monitoruar zonat me rrisk të lartë zjarri