Së pari gëzimi i fitores ndaj Parmës, pastaj frika e madhe. Mbrëmje dramatike për David Neres, i cili teksa po kthehej në hotel pas suksesit 2-1 ndaj verdhebluve (hyri në lojë në pjesën e dytë), u sulmua nga dy persona të cilët thyen xhamin e makinës me të cilën ai udhëtonte me gruan e tij, i drejtuan armën në fytyrë dhe i rrëmbyen orën me vlerë 100 mijë euro.
Më pas Neres denoncoi ngjarjen në polici dhe u kthye në hotel, ku e prisnin fansat, pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur. Gruaja e tij madje kërkoi falje në rrjetet sociale:
“David do të donte t'u kërkonte falje tifozëve që e prisnin, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me një episod me armë".
David Neres' car broken into in front of the Diego Armando Maradona stadium after Napoli's win over Parma.
It's reported two men on a motorcycle smashed the car windows and robbed him at gun point.pic.twitter.com/U010DiRnv1— Kyama (@ElijahKyama_) September 1, 2024
Komente








