Vendimi i CAS, Skënderbeu jashtë Champions League këtë sezon, shkon Kukësi

Gjykata e arbitrazhit sportiv, CAS, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Skënderbeut për të marrë pjesë në Champions League këtë sezon, pavarësisht dënimit të UEFA-s me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Kjo ishte një nga kërkesat e korçarëve në CAS, krahas ankimimit të vendimit të UEFA-s, për të cilin ende nuk ka vendim përfundimtar. 

Skënderbeu i saposhpallur kampion i Superiores, përjashtohet që nga ky edicion i Ligës së Kampioneve, vendin e të cilëve do ta zërë Kukësi që u rendit i dyti në kampionat. Kërkesa e korçarëve drejtuar CAS-it ka qenë pikërisht pjesëmarrja në Champions League këtë sezon, ndërsa pritet në javët në vijim që gjykata e arbitrazhit sportiv të shprehet edhe për dënimin 10 vjeçar të UEFA-s për Skënderbeun. 



(Vendimi i CAS për Skënderbeun)

Institucioni më i lartë futbollistik për klube, UEFA dënoi skuadrën e Skënderbeut në shkurt të këtij viti 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë. Një vendim i tillë erdhi pas kërkesës së dy inspektorëve pranë Komisionit të Disiplinës dhe asaj të Etikës, pas dyshimeve se janë trukuar rezultatet e disa ndeshjeve të luajtura vite më parë. Skënderbeu ankimoi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv këtë dënim nga UEFA. Kur kanë kaluar rreth 5 muaj, CAS vendos të rrëzojë përfundimisht Skënderbeun dhe të lërë në fuqi vendimin e UEFA-s. 

Ky dënim është një goditje e madhe jo vetëm për klubin e Skënderbeut, por edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi ku vitet e fundit po shihte dritë në fund të tunelit për shkak të paraqitjeve dinjitoze të një klubi shqiptar në Kupat e Europës..

Në një pjesë të raportit të UEFA-s, vërehen disa nga takimet që nga institucioni më i lartë futbollistik në Europë, janë cilësuar si të trukuara:

Krusaders-Skënderbeu- Në mënyrë të përgjithshme, këto modele bastesh tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte manipuluar, për të siguruar përfitime nga bastet në mënyrë korruptive.

2.Dinamo Zagreb-Skënderbeu- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste shume dyshuese, Skënderbeu qëllimisht tentoi të pësonte të paktën dy gola të vonë.

3.Sporting-Skënderbeu- Ka prova të konsiderueshme për të treguar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime koruptive nga bastet nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund te provohet për baste shumë të larta për Skënderbeun, që të pësojë të paktën një gol të vonë në ndeshje dhe për të paktën 6 gola të shënuar në total.

Skënderbeu-Lokomotiv Moskë- Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit live shumë të dyshimtë, të cilat janë vendosur për Skënderbeun të humbasë me të paktën dy gola diferencë dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total. Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu manipuloi këtë ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme qe u ekzekutua në një mënyrë shumë të organizuar.

Kujtojmë që në raportin e UEFA-s, Skënderbeu akuzohet për përfshirje në trukime në 50 ndeshje ndër to edhe në kampionatin shqiptar të futbollit.

Vijon...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
CAS-i, KF Skënderbeu qetëson tifozët: Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim

Pas lajmit të bërë publik nga CAS, i cili rrëzoi kërkesën e Skënderbeut për të marrë pjesë në kupat e Europës këtë sezon, ka reaguar edhe klubi korçar. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Skënderbeut shkruan:

Deklaratë për shtyp mbi vendimin e CAS:

Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s. Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS.

Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 14/06/2018 19:11

    Skuadra dhe tifozet e vuajn kte denim po dallaverxhijt dhe maskarejt jane ne rregull se ja kan pare hajrin kesaj pune .Prandaj lojtaret dhe tifozat ti bejn gjygjin mire kti akti dhe maskarejt te marrin denimin e merituar sepse me felliqesirat e tyre hodhen poshte mundin dhe djersen e djemeve korcare .

    Përgjigju
  • Bode Leshi: 14/06/2018 17:59

    Lozni me kooperativat tani...

    Përgjigju
  • Populli: 14/06/2018 17:59

    E meritonin drejtuesit(pronari)jo lojtaret prandaj te vene mend dallaverexhinjte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK