Drashkovic: Serbia në Europë
kur të pranojë Kosovën
Lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskoviç, thotë se Serbia nuk do të nis kurrë bisedimet e anëtarësimit në BE, përderisa serbët nuk e pranojnë të vërtetën se Kosova është ndarë nga Serbia pas humbjes së luftës me NATO-n.
BEOGRAD- Lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskoviç, thotë se Serbia nuk do të nisë kurrë bisedimet e anëtarësimit në BE, përderisa serbët nuk e pranojnë të vërtetën se Kosova është ndarë nga Serbia pas humbjes së luftës me NATO-n dhe pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë shkruan e përditshmja serbe Novosti.
“Pavarësinë e Kosovës e njohin më shumë se gjysma e shteteve anëtare në OKB, e ne, edhe më tutje, lobojmë nëpër botë kundër pranimit të kësaj pavarësie”, ka thënë politikani serb Vuk Draskoviç, sic transmeton "RTK".
Ndërsa, zyrtari ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviç ka shprehur frikën se po qe se serbët në Kosovë nuk dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të rrezikohet edhe marrëveshja për integrimin e Serbisë në BE. Ai ka shtuar se dalja një zgjedhje votuese do t’iu mundësonte një pozitë më të mirë dhe jetë më dinjitoze, e bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i trajtonte më serbët si struktura paralele, por si përfaqësues legjitimë të popullit serb.
Në një deklaratë për medie serbe ai ka thënë se serbët nga i gjithë territori i Kosovës do të dëgjojnë këshillat e që marrin nga Beogradi.
Kryeministri serb Ivica Dacic pati thënë se në fillim të gushtit skadon afati për paraqitje të listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe po qe se nuk ka qasje konstruktive ndaj sa, do të dështojë jo vetëm marrëveshja e Brukselit, por edhe rruga evropiane e Serbisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15