Prokuroria dërgon në gjyq shtatë zyrtarë të komunës së Rashbullit në Durrës, për dhënien e 16 lejeve të ndërtimit në brezin e rërës në Shkëmbin e Kavajës, që i gjykon abuzive dhe shpërdorim të detyrës së këtyre komunarëve. Kushdo që kalon nga Durrësi për në Lushnjë përballet me realitetin e mjerë të njëatraksioni, tërheqjeje natyrore, të një shkëmbi mbi det, tërësisht të mbuluar nga ndërtime abuzive, që nuk arrin as syri i lirë ta shohë. Si zona e Shkëmbit tëKavajës u populluan dalëngadalë të gjitha vendet e bukura nga Vlora në Sarandë.
Ka ngelur pak, sinqerisht shumë pak trual turistik të mirëfilltë tek ne, që të mos ketë njohur vargonjtë e betonimit pa asnjë kriter, vetëm në emër të pasurimit të shpejtë të miqve dhe farefisit të politikanëve dhe kryekomunarëve. Pavarësisht se u kujtua kaq vonë, populli ynë thotë “më mirë vonë, se kurrë” dhe duhet përshëndetur Prokuroria,qëmë në fund po lëviz. Pa paragjykuar akuzën e mësiperme, është këmbana e parë që bie për të mbrojtur atë që ka mbetur nga bregdeti ynë i bukur, prej masakrës së ndërtimeve me leje abuzive, apo pa leje fare.
Në ka diçka të mirë qëështë bërë nga kjo qeveri e sotme, me shëmbjet spektakolare të disa ndërtimeve pa leje në zona turistike, pavarësisht nga se si janë përzgjedhur këto ndërtime për t’u prishur, këtë e përbën mendësia e krijuar se këtej e tutje, është shumë me rrezik të ndërtosh pa leje, se mund të të prishet. Kjo përbën agun e shtetit të së drejtës dhe është një e mirë publike, që i tejkalon edhe teprimet me përzgjedhjen e disa ndërtimeve(sidomos në Vlorë) me damar të qartë politik.
Nëse vullneti i drejtuesve më të lartë të Prokurorisësot është që t’i shkohet deri në fund zhbirimit të masakrës së ndërtimeve në zonat turistike dhe të dalin përgjegjësitë e atyre që me firmat e tyre vulosën këtëmynxyrë, kemi shumë gjasa që atë që ka mbetur, të mund ta shpëtojmë dhe ta zhvillojmë njëlloj si e kanë zhvilluar bregdetin fqinjët tanë në jug dhe në veriperëndim, grekët dhe malazestë, me kritera të qarta, pa dëmtuar vijën bregdetare, duke ndërtuar në përshtatje me këtë vijë dhe me relievin e bimësinë. Nëse Prokuroria kërkon fakte dhe indicie që të kryejë hetime të plota, mjafton të shplurosë mbi 20 kallzime të Kontrollit të Lartë të Shtetit në këto dy vite e gjysmë, për lejet abuzive të ndërtimit që kanë dhënë kryekomunarët e komunave turistike kudo në Shqipëri, blu apo rozë(për nga përkatësia politike) qofshin, nga Velipoja në komunat e Pogradecit dhe nga Ishmi në Delvinë.
Nuk ka gjë, në rast se akuzat e prokurorisë zhvlerësohen në një pjesë të madhe, nga gjyqtarë të korruptuar, të kapur me politikën dhe me paranë nën dorë. E rëndësishme është që të shkohet në gjyq, që opinioni publik të shohë cilët janë ndezësit e masakrës. Dhe akoma më me dobi për vendin, do të jetë, po të shkohet me hetimin deri tek fijet që secilin kryekomunar “shpërdorues” e lidhin me politikanë të djeshëm e të sotëm, se si shumë dosje e akuza të drejtpërdrejta kanë bërë gjumin e dimrit në sirtarët e Prokurorisë, vetëm se ka ndërhyrë filan apo fishek politikan i lartë, për t’i siguruar paprekshmëri kryekomunarit që ka financuar fushatën, apo ka paguar politikanin drejtpërsëdrejti, nga paratë e tij abuzive mbi lejet e ndërtimit të dhëna.
Ja përse seancat gjyqësore të gjyqit mbi komunarët e Rrashbullit, do të ishte mirë që të jepeshin të plota me mbulim televiziv. Të gjithë shqiptarët të shikonin atë që e dinë, por që nuk e kanë faktuar dot. Se si ngjizet një leje abuzive ndërtimi. Se si ndikohet tek dhënia e saj, kush janë sekserët, cilët politikanë përfshihen. I takon prokurorëve tanë të ndershëm, hetuesve të mirëfilltë, të zbulojnë me këtë gjyq e me të tjerë që urojmë të vijnë, mekanizmin e plotë të dhënies së lejes abuzive të ndërtimit. Në mënyrë që kjo teknikë e mbrapshtë, të ketë vështirësi të ngjizet edhe në të ardhmen, njëlloj sikurse tani në gjithë hapësirat e bredetit tonë të bukur, gjithsecili matet dy herë, përpara se sa te ndërtojë diçka pa leje.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com