Sot në 20:45 Kombëtarja e futbollit luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori. Sfida ndaj Çekisë në “Air Albania” mund të japë një dorë të madhe drejt Euro 2024. Broja nuk ia del. Silvinjo nuk e cilëson vendimtare ndërsa në fushë pritet të hedhë ata që morën barazimin në Pragë një muaj më parë.
Kuqezinjtë i kanë dhënë dje dorën e fundit në “Air Albania” përgatitjeve për sfidën ndaj Çekisë. Një ndeshje shumë e rëndësishme që mund të rezultojë vendimtare për kualifikimin drejt Euro 2024. Armando Broja vijon me probleme dhe nuk ia del për të luiajtur sot qoftë edhe disa minuta ndërsa pjesa tjetër e grupit të lojtarëve është e gjitha në dispozicion të Sylvinhos.
Tekniku brazilian pritet që në fushë të hedhë heronjtë e Pragës me të vetmin ndryshim Ajetin në vend të Ismajlit që është I dëmtuar. Katërkëndorin do e mbrojë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti e MItaj. Asllani e Ramadani në mesfushë dhe pas shpinës së Cikalleshit do luajnë Bajrami, Seferi e Asani. Sylvinho Çekinë e cilëson shumë të rëndësishme por jo vendimtare.
Sfida nis në 20:45 në një stadium plot dhe atmosferë elektrizuese. Shqipëria kryeson grupin E nsërsa çekët janë të pamposhtur dhe dua rezultat po ashtu. Sfida tjetër e grupirt tonë kualifikues që luhet sot është Ishujt Faroe- Poloni.
Ndërkohë, drejt Tiranës janë nisur edhe grupet e ultrasve nga Prishtina. Në doganën e Morinës, Blutë kanë ndalur 12 tifozët të "Plisave" me flakadanë dhe shashka, teksa kontrolli për në stadium do jetë i rreptë. Sot në stadium do jetë edhe këngëtarja Shkurte Fejza, që do këndojë këngën "Mora Fjalë".
Atmosfera në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet të jetë tepër elektrizuese pasi e ftuar speciale do të jetë dhe këngëtarja Shkurte Fejza. Ikona e muzikës shqiptare e cila do të këndojë këngën më të famshme të tifozave kuqezi në stadiumin “Air Albania”, “Mora fjalë”, kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka interpretuar live në Report Tv ndërsa ka rrëfyer dhe emocionet para ndeshjes.
“Jam shumë e bindur se do kalojmë bukur dhe uroj për një fitore. Rezultati dhe mendimi vjen nga dëshira, njeriu e humb ndonjëherë por prej dëshirës unë do doja me tre zero neve ta kemi në dorë fitoren. Kjo është dëshira ime. Jam e kënaqur që do ta përjetoj një emocion të jashtëzakonshëm", tha ajo në një intervistë për gazetaren Enxhi Musaj.
Kënga "Mora Fjalë", interpretuar nga artistja mund të cilësohet si një nga “himnet” e tifozëve në çdo ndeshje ku luan kombëtarja shqiptare. Interpretimi i kësaj kënge në masë këngëtarja thotë se i përcjell një emocion të jashtëzakonshëm.
“Ndihem e bekuar dhe këtë ndjenjë dhe përjetim jam e sigurt që e ka dëshirë ta përjetojë secili këngëtar është dicka e jashtëzakonshem është hyjnore. Kur e kam dëgjuar fillimisht më është zënë fryma nga emocioni nga dashuria. Çdo gjë që flas është pak përpara kësaj atmosfere”, tha Fejza në Report Tv.
Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida Shqipëri-Çeki, gjithçka është gati në Fan Zonën e ngritur nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen deçizive Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në një ekran gjigand në shesh.
Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe me shpresë dhe festa e fitores do të mund të ndiqet deri në orët e vona në Fan Zonën.
Hyrja e qytetarëve do të jetë e lirë, ndërsa nga organizatorët kanë marrë masa për akomodimin e një numri të madh qytetarësh për të parë ndeshjen në shesh.
Atmosfera në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet të jetë tepër emocionuese dhe elektrizuese. Ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza do të këndojë këngën më të famshme të tifozave kuqezi në stadiumin “Air Albania”, “Mora fjalë”, kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
E ftuar speciale për këtë ndeshje, këngëtarja Shkurte Fejza do t’ju bashkohet 22 mijë tifozëve që do të jenë të pranishëm në arenë për të parë duelin kualifikues për Euro 2024, me këngën e saj të njohur që është kthyer tashme në himnin e kuqezinjve në çdo ndeshje të kombëtares.
Pamja pritet të jetë spektakolare në stadium, pasi më herët është njoftuar se në çdo ulëse do të jetë vendosur një plis.
Këtyre u shtohet edhe fakti se tifogrupet e pranishme në stadium kanë përgatitur gjithashtu banderolat e tyre të cilat shpalosen në fillim të takimit.
Uroj te fitojme, por do jete shume e veshtire. Do zoti nuk humbasim, pasi kjo eshte mundesia me e madhe.
PërgjigjuBesoj humb Shqiperia per fat te keq ose 1 ose 2 Me zero , sa here beetasim shume na kane mund edhe Serbia ne shqiperi ! Duhet vetem te kemi fat
Përgjigju