Teksa 28 shkurti  është edhe afati I fundit për qytetarët debitore te energjisë elektrike për të lidhur kontratat  dhe për të përfituar zbritjen me 80% të kamatëvonesave dhe pagesën me këste prej 25 mije lekësh, zyrat e Oshee në disa qytete të vendit po përballen me dyndje qytetarësh.

Qytetarët në Shkodër përplasen njëri me tjetrin për të hyrë brenda ambienteve të Kujdesit ndaj klientit për të shlyer faturat. E për pasojë 2 gra kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ndërsa në lidhje me gjendjen shëndetësore foli mjeku Eduard Gjonaj.

Ky është fluksi i qytetarëve në zyrat e OSSHE-së në Lezhë. Fluksit në rritje nuk i janë përgjigjur me shtim të sporteleve, ndërsa punonjësit nuk kanë pranuar të nisin punën përshkak të kësaj situate.
 
Për  abonentët debitorë që vazhdojnë të presin në radhë, ankesat dhe kërkesat nuk kanë fund.
 
E njëjta panoramë paraqitet edhe në zyrat e kujdesit të klientit të OSHEE-së qytetin e Fierit.
 
Abonentët debitorë kanë pritur ditët e fundit për të shlyer detyrimet prapambetura të energjisë elektrike.
 
Pavarësisht fluksit edhe në zyrat e OSHEE-së në Fier nuk ka patur shtim të personelit.
 
Sakaq mësohet se e njëjta tablo paraqitet në zyrat e kujdesit të klientit të OSHEE-së në të gjitha rrethet e vendit.

Debitori: Shita lopën për të paguar energjinë  
Ndërsa thuajse në të gjitha zyrat e OSHEE-së në Shqipëri ka radhë të gjata për të përfituar faljen e kamatëvonesës për faturat e energjisë, ka nga ata që edhe pse mbajnë radhë për të shlyer detyrimin e tyre, përsëri nuk janë dakord me këtë skemë.
 
“Këtu është korrupsion, 1 milion euro i marrin tu shit korent nëpër botë. Kam shit lopën me ardh më pagu paret.”-shprehet një person i cili qëndron në radhë për të lidhur një kontratë për të shlyer detyrimet e mbledhura ndër vite.