LEZHE - Teksa 28 shkurti është edhe afati I fundit për qytetarët debitorë të energjisë elektrike për të lidhur kontratat dhe për të përfituar zbritjen me 80% të kamatëvonesave dhe pagesën me këste prej 25 mije lekësh, zyrat e OSHEE në disa qytete të vendit po përballen me dyndje qytetarësh.

Qytetarët po përplasen njëri me tjetrin për të hyrë brenda ambienteve të Kujdesit ndaj Klientit për të shlyer faturat.

E për pasojë 2 gra kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ndërsa në lidhje me gjendjen shëndetësore foli mjeku Eduard Gjonaj.
oshe lezhe
oshe lezhe
oshe lezhe

Fluksit në rritje nuk i janë përgjigjur me shtim të sporteleve, ndërsa punonjësit nuk kanë pranuar të nisin punën për shkak të kësaj situate.

Për abonentët debitorë që vazhdojnë të presin në radhë, ankesat dhe kërkesat nuk kanë fund.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në zyrat e Kujdesit të Klientit të OSHEE-në qytetin e Fierit.

Abonentët debitorë kanë pritur ditët e fundit për të shlyer detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike.

Pavarësisht fluksit edhe në zyrat e OSHEE-së në Fier nuk ka pasur shtim të personelit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)