Drejt Igumenicës me 76 kilogramë kanabis, në “rrjet” bien 4 shqiptarë

Drejt Igumenicës me 76 kilogramë kanabis, në “rrjet” bien 4 shqiptarë

Foto ilustruese

Një tjetër operacion i policisë greke  me bashkëpunimin e policisë shqiptare, është finalizuar me arrestimin e 4 shqiptarëve, dhe sekuestrimin e 76 kilogramëve, kanabis sativa. Operacioni i koduar “Rrjeta”, është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, dhe 4 shqiptarët janë kapur në Igumenicë, në afërsi të vendit “Ambelia”. Droga ishte e fshehur në 4 çanta, ndërkohë që në orën 02:30 e mëngjesit, janë arrestuar këta shtetas:

K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.

A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

D. B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë.

A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Njoftimi i plotë

Një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.

Është finalizuar në orët e para të mëngjezit operacioni i koduar "Rrjeta", i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas shqiptarë të cilët tentuan të transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Sekuestrohen 76 kilogramë Cannabis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës dhe Antidrogës së Igumenicës dhe Policisë Kufitare greke në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur 'Ambelia' janë kapur dhe ndaluar 4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis.

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar, disa persona po transportojnë lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave.

Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.

Si rezultat i mirëorganizimit nga të dyja policitë, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale u bë e mundur që nga antidroga e Igumenicës rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës personat e mëposhtëm :

K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.

A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

D. B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë.

A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin