Drejt imunizimit të tufës, Belgjika nis vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 18 vjeç me Pfizer

Drejt imunizimit të tufës, Belgjika nis vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 18 vjeç me Pfizer

Një vajzë teksa po vaksinohet kundër COVID-19

BELGJIKA- Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç në Belgjik do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 me Pfizer, nëse dëshirojnë dhe marrin miratimin e prindërve të tyre.

Ministri i Shëndetësisë Flamande Wouter Beke tha se fëmijët e kësaj grupmoshe të cilët dëshirojnë të kryejnë vaksinën, do të duhet patjetër të jenë të shoqëruar me njërin prej prindërve, ose të jenë të pajisur me një leje të posaçme të lëshuar prej tyre.

Ai shtoi se pavarësisht se rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga virusi është shumë i vogël, por megjithatë do të ndihmojë në imunitetin e tufës.

“Rreziku i kësaj grupmoshe për t’u sëmurur rëndë nga ky virus është shumë i vogël. Sidoqoftë, vaksinimi i këtij grupi është shumë i rëndësishëm, pasi kontribuon në rritjen e shkallës së përgjithshme të vaksinimit dhe arritjes së imunitetit te tufës.”, shtoi ai.

Procesi i vaksinimit në Belgjik po ecën me hapat e duhur, kjo theksohet edhe nga fakti që tashmë në vend ka filluar vaksinimi i fëmijëve, pika finale për arritjen e imunizimit të tufës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë