Drejt ndarjes? Fiorentina
e BB9 nuk duron dot më

Drejt ndarjes? Fiorentina<br />e BB9 nuk duron dot më
Ndarja në grupe nga “Vellai i Madh” ka bërë që disa prej banorëve të jenë krejtësisht të pakënaqur  dhe kanë reaguar duke e quajtur këtë padrejtësi.

Olsi, Ambra dhe Dona janë njëri prej grupeve të cilët sipas konkurrentëve të tjerë po argëtohen shumë e ndërsa partnerët e tyre respektivë, vuajnë pasojat e sjelljeve të tyre.

Përpos Elsamedit, më e prekur nga gjithë kjo është Fiorentina, e cila duket se e ka të pamundur të përballet me situatat që i dashuri i saj po krijon gjithnjë e më tepër.

E ngarkuar psikologjikisht, Fiorentina e ka patur të pamundur të mos shpërthejë në lot, pasi ka parë sjelljet e pahijshme të Olsit me 2 vajzat e tjera.

“Për mua çfarëdolloj gjëje të ndodhi kur të mbaroje s’ka asnjë vlerë me kaq pak kuptova shumë gjëra nga personi që kam në krah”, shprehet ajo, ndërsa fillojnë t’i dalin edhe lotët.

Fotinia dhe Elsamedi përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë se sa e fortë ajo është në krahasim me banorët e tjerë dhe përballë saj, Olsi është krejtësisht i dobët.

“Sa keq është kur je i fortë shumë para të gjithëve dhe e ke dobësi dikë. E ke ti e kam edhe unë. Prandaj dola vetëm, je shumë e fortë përball të gjithëve, por përball asaj dhe atij je i dobët nuk reagon dot.” – i thotë Elsamedi.

Por Fiorentina është e bindur se ajo nuk do t’i bësojë më kurrë Olsit, pasi nuk është hera e parë, që ai ka vënë në provë besimin e saj.

 “Më kanë vrarë vetëm veprimet e Olsit, janë gjestet. Ai i ka fjalë boshe, ia merr era. Më mjaftoi një ditë në 2 muaj që ai të humbasë besimin tim. Me Olsin shumë vështirë për të krijuar besim.” – përfundoi ajo./Anabel

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro