Drejt ngritjes edhe Gjykata e Lartë/ KLGj kualifikon tre emrat nga juristët!

Drejt ngritjes edhe Gjykata e Lartë/ KLGj kualifikon tre emrat nga juristët!

Mbledhja e KLGJ-se

TIRANE-Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, e cila sipas njoftimit ka qenë konfidenciale për shkak të të dhënave që janë shqyrtuar. "Në këtë mbledhje kanë marr pjesë vetëm ata që kanë certifikatë sigurie" thuhet në njoftim. Por cfarë u vendos sot? KLGJ-ja njofton se Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e kandidatëve; Ervin Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi.

Në atë 23 tetor Theodhori Sollaku nuk u kualifikua më tej duke u përjashtuar, ndërkohë që në garë mbetën; Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Rezarta Melo, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ardita Alsula. Mbledhjen e sotme, KLGJ-ja vendosi kualifikimin e kandidatëve Ervin Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi. Por cfarë do të ndodhë tani? Nesër në orën 12:30 do të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor, që pritet që të hedhë një hap të rëndësishëm në zgjedhjen e anëtarëve të parë të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë. Të parët që do të zgjidhen për anëtarë të kësaj gjykate, do të jenë 3 anëtarët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, pra pikërisht emrat e lartpërmendur për të cilët do të vendoset nesër. Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtron detyrën vetëm një gjyqtar pasi të tjerët u shkarkuan nga procesi i vetingut ose dhanë dorëheqjen. KLGJ komandoi pak kohë më parë gjyqtarë të gjykatave të Apelit për të mundësuar shqyrtimin e disa çështjeve emergjente, kryesisht mbi ekstradimet. Kështu pas Kushtetueses po shkon drejt ngritjes edhe Gjykata e Lartë.

Njoftimi per mbledhjen e sotme te KLGj-se
Sot më datë 12.11.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Më konkretisht, pasi u njoh me rezultatet e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatin z. E.Q., Këshilli vendosi skualifikimin e tij.  Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej Këshilli, pasi verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi skualifikimin e kandidatit F.D. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli pasi verifikoi kushtet dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi të kualifikoi kandidatin z. Hazbi Balliu.  

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e kandidatëve z. Ervin Pupe, z. Ilir Panda dhe z. Sokol Sadushi.  

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja