Drejt ngritjes Gjykata e Lartë/ KLGj-ja cakton relatorët për kandidatët nga radhët e juristëve

Drejt ngritjes Gjykata e Lartë/ KLGj-ja cakton relatorët për kandidatët nga radhët e juristëve

TIRANE-Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jo-gjyqtarë), për pozicionet e lira. Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli caktoi relatorët.

Dje, KLGj-ja kualifikoi si kandidatë nga radhët jashtë sistemit gjyqësor për 3 vendet vakante të Gjykatës së Lartë: Ervin Pupe, (Drejtues i Dhomës së Avokatisë), Ilir Pandën (Ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007) dhe Sokol Sadushin (Drejtor i Shkollës së Magjistraturës).

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë. Të parët që do të zgjidhen për anëtarë të kësaj gjykate, do të jenë 3 anëtarët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, pra pikërisht emrat e lartpërmendur për të cilët do të vendoset nesër.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtron detyrën vetëm një gjyqtar pasi të tjerët u shkarkuan nga procesi i vetingut ose dhanë dorëheqjen. KLGJ komandoi pak kohë më parë gjyqtarë të gjykatave të Apelit për të mundësuar shqyrtimin e disa çështjeve emergjente, kryesisht mbi ekstradimet. Kështu pas Kushtetueses po shkon drejt ngritjes edhe Gjykata e Lartë.

Pas hedhjes së shortit u vendos:
Caktimi i z. Alban Toro, si relator për procedurën e përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jo-gjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.108, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Caktimi i znj. Marcela Shehu, si relator për procedurën e përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jo-gjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.109, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Caktimi i z. Ilir Toska, si relator për procedurën e përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jo-gjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.110, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Caktimi i z. Dritan Hallunaj, si relator për procedurën e përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jo-gjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj