Qendra e Rehabilitimit të Fëmijëve të Ushtarakëve me probleme në spektrin autik
TIRANË, 17 Shtator/ATSH/ -Qendra e Rehabilitimit të Fëmijëve të Ushtarakëve me probleme në spektrin autik është thuajse gati.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila në rrjetin social Facebook ka postuar një set fotografish ku tregohen punimet në këtë qendër rehabilitimi dhe tranfomimi rrënjësor që i ka ndodhur në fare pa kohë.
Sipas saj, duhej fare pak vullnet për të bërë një gjë kaq të madhe për familjet e ushtarakëve. Brenda pak ditësh fëmijë e ushtarakëve do mund të marrin shërbim të specializuar në këtë qendër, thekson ministrja.
"Duhej fare pak vullnet për të bërë një gjë kaq të madhe për familjet e ushtarakëve. Qendra e Rehabilitimit të Fëmijëve të Ushtarakëve me probleme në spektrin autik është thuajse gati. Brenda pak ditësh këta fëmijë do mund të marrin shërbim të specializuar në këtë qendër", shkruan ministrja Kodheli në postimin e saj. /gj.m/ /a.ke/









