Drejt përfundimit rruga Qukës-Skënderbe në Prrenjas, Gjiknuri: Të angazhuar për zhvillimin e zonave rurale

Drejt përfundimit rruga Qukës-Skënderbe në Prrenjas, Gjiknuri: Të angazhuar për zhvillimin e zonave rurale

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri në Prrenjas

Investimi për asfaltimin e rrugës Qukës-Skënderbe në Përrenjas, po shkon drejt përfundimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba inspektuan punimet në këtë rrugë që do të lidhë gjithë zonën me aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas. Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se një investim i tillë është treguesi më i qartë i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës jo vetëm brenda qytetit, por dhe në zonat rurale. “Ta gëzoni rrugën e cila është drejt përfundimit. Eshtë një rrugë që i vjen në ndihmë komunitetit këtu. Një rrugë e bërë tërësisht nga fondet e Bashkisë dhe një rrugë me cilësi të mirë.  Kjo është vlera e punës së kryetarit të Bashkisë njëkohësisht edhe angazhimi që ai ka marrë për të adresuar jo vetëm atë pjesën e qendrës së Prrenjasit, por duke u shtrirë dhe në të gjitha njësitë vendore. Ky është një shembull konkret”, theksoi ai. 
Gjiknuri siguroi se pavarësisht sfidave, qeveria mbetet e angazhuar me programin e saj për të mbështetur zonat rurale dhe për të adresuar nevojat e komunitetit. 
“Pavarësisht kushteve të vështira, sepse e dimë që buxheti i qeverisë tashmë është orientuar edhe për përballimin e krizave, në programin e qeverisë do mbetet vëmendja për të gjithë zonat rurale. Ne do punojmë me Bashkinë e Prrenjasit për të adresuar dhe ato nevoja siç kemi bërë dhe në ditët e fundit me ato inspektimet që kemi bërë  me qendrat e reja shëndetësore apo me investimet në strukturat arsimore”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri. 

Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba, nënvizoi se falë këtij financimi merr zgjidhje një kërkesë e hershme e banorëve të kësaj zone. “ Ka qenë kërkesë e kahershme e të gjithë banorëve të këtij fshati për më shumë se 20 vjet. Sot unë jam shumë i kënaqur që kemi arritur të jemi në mbyllje të këtij investimi. Ky është një investim i bërë totalisht nga të ardhurat e Bashkisë duke arritur një mirëadministrim të të gjithë grumbullimit të të ardhurave, por edhe përdorimit me efiçencë të buxhetit të dhënë nga qeveria kemi mundur që të bëjmë financimin e kësaj rruge. Bashkia do jetë gjithmonë pranë këtyre banorëve dhe me atë buxhet që kemi mundohemi që të vijojmë plotësimin e kërkesave të këtyre banorëve”, tha kryebashkiaku Belba. 

Investimet në rrugët rurale po vazhdojnë me intensitet në qarkun e Elbasanit, për t’u siguruar qytetarëve ndërlidhje më të mirë dhe akses në tregje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion