Drejt Punës/ Adelina Gërdani: Kur
dora e gruas përkthehet në mirëqenie

Drejt Punës/ Adelina Gërdani: Kur<br />dora e gruas përkthehet në mirëqenie
Rradita e mbivlerësimit të burrit mbi gruan, ka marrë kthesë në shoqërinë tonë! Fryma maskiliste që dikur e lidhte gruan, sot ka ndryshuar, madje është një faktor kyç në mirëqenien e familjes.

Këtë na e vërteton më së miri Adelina Gërdani, një ndër punonjëset më të vjetra të pastiçeri “Likës”, e cila pavarësisht sfidave që ka hasur në jetë sot ka mundur të ketë një rol kyç në mirëqenien e familjes së saj. “Kam 15 vite që jam bërë pjesë e “Pastiçeri Likës” dhe me këtë eksperiencë punë që kam këtu kam krijuar një familje shumë të kënaqur”, rrëfen Adelina.

Pavarësisht ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në jetën e saj gjatë këtyre viteve, nuk mund të mos pranohet se në këtë sektor ka pasur dhe mjaftë vështirësi, sidomos përqafimi i teknikave të reja në kompani, por ajo kurrë nuk ka humbur besimin. “Unë nuk kam shkollë të lartë, por fakti që i kam rezistuar zgjerimit të tregut dhe sot jam bërë eksperte e bakllavasë, e shikoj veten në këtë biznes dhe për shumë kohë, madje nuk kam ndërmend të largohem”, pohon Adelina.
 
BAKLLAVAJA, SIMBOLI I PASURISË


Bakllavaja, konsiderohet si simboli i pasurisë dhe si e tillë, duart e arta të grave shqiptare e mbushin shtëpinë me aromën e saj në çdo prag feste. Sapo kapërcyem pragun e sektorit të bakllavasë, shikojmë gjithë proceset; nga përgatitja e brumit, shndërrimin e saj në kore të holla, përgatitja e sherbetit, pjekja në temperaturën e duhur dhe mundësinë për të shijuar vetëm me aromë.

Kjo skenë na kujtoi se edhe pse ne shpesh tentojmë të përgatisim vetë bakllavanë në kushte shtëpie, mjeshtrit janë ata që bëjnë diferencën. “Unë kam nisur të punoj për herë të parë me ëmbëlsirat tek kjo punishte.

Me ndihmën e familjes Lika, kemi mundur të përvetësojmë këtë zanat, duke theksuar se sot na thërrasin edhe mjeshtre të bakllavasë”, thekson ajo. Edhe pse shumë gra dhe vajza do të donin të kishin një mundësi punësimi, pastiçeria është mënyra më e mirë për të shfaqur secili traditën e familjes.

KUR TRADITA RUHET PËRMES DUARVE TË ARTA

Gjëja e parë që na bie në sy janë retë nga mielli, që krijohen në ajër derisa përgatiten fletët e holla dhe shtrohen në tepësi.

Edhe pse makineritë e përpunimit të millit kanë avancuar, të gjithë gratë dhe vajzat që janë në sektorin e bakllavasë punojnë me duar dhe me shkop për gatim. “Çdo gjë këtu realizohet me produkte shqiptare, madje me gjalp dhe arra të prodhuara në zonat rurale”, tregon Adelina.

E teksa vështrojmë se si petat e holla shtrihen njëra pas tjetrës, pavarësisht problemit të kalorive, jemi të gatshëm të shijojmë disa racione bakllava


Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(F.i/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse