Drejt Punës/ Agron Jashari: 11
vjet kasap, ja si e mbaj familjen

Drejt Punës/ Agron Jashari: 11<br />vjet kasap, ja si e mbaj familjen
TIRANE- Zanati “fisnik” i kasapit duket se i ka rezistuar kohës, madje përtej çdo risie në teknologji. Një shembull konkret na sjell 50 vjeçari Agron Jashari, i cili prej 11 vitesh punon në sektorin e mishit dhe bulmetit në lagjen “Myslym Shyri” në Tiranë. Në këtë intervistë, Agroni na tregon hap pas hapi se si ka mundur ti rezistoj tregut dhe raportin që ai ka krijuar me klientët gjatë një dekade në një pozicion të caktuar pune.

“Fakti që kam qëndruar kaq vite në një pozicion të tillë, do të thotë se jam i kënaqur. Më pëlqen puna që bëj dhe pozicioni që kam”, tregon Agroni. Më poshtë, ai na tregon një shembull që duhet ta ndjeki çdo i ri.
 
Të kesh një zanat në Shqipëri do të thotë të kesh një mundësi punësimi. Sa kohë ka që bën zanatin e kasapit?
Kam 11 vjet që merrem me këtë zanat. Them 11 vjet në rrjetin e supermarketit “Big Market”. Të gjithë më njohin si të tillë.
 
Një kohë kaq e gjatë. Nuk jeni mërzitur në të njëtin vend pune dhe në të njëtin pozicion?
Fakti që kam qëndruar kaq vite në një pozicion të tillë, do të thotë se jam i kënaqur. Më pëlqen puna që bëj dhe pozicioni që kam.
 
Si qëndron raporti mes jush dhe klientit, pasi ju jeni në një pozicion pak delikat përsa i përket produkteve?
Në radhë të parë është e rëndësishme ti shërbesh klientit me mallra cilësor, pastaj edhe me ndihmën e stafit brenda supermaketit kemi pasur rezultat. Mundohemi të mbajmë prodhime cilësore në mënyrë që klienti të jetë i kënaqur jo vetëm me pamjen, por edhe me shijen e produktit që ne i servirim.
 
Është një sektor delikat banaku i bulmetit dhe mishit?
Patjetër që është një sektor delikat. Duket shumë e thjeshtë në pamjen e parë, por secili nga produktet do një kujdes të veçantë dhe ta sistemosh në mënyrë që klienti të ketë çfarë të blejë kur hyn në sektorin tonë.
 
Çfarë ju lidh me nënproduktet e qumshtit. Është kjo një punë që ju e bëni me pasion?
Unë në profesion jam kasap dhe si i tillë produktet e qumshtit dhe mishit janë të lidhura bashkë. Duke pasur një eksperiencë kaq të gjatë në këtë zanat, ne i njohim me sy tashmë produktet që i servirim klientit tonë të ëprditshëm. Në këtë mënyrë krijojmë edhe besimin tek ata.   
 
Duke pasur zanatin e kasapit besoj ju jeni dhe ndihmë për zgjedhjen e produktit?
Ne klientët i ndihmojmë  për cilësinë e produktit, për përqindjen e yndyrës, pasi ne varemi nga preferencat e klientit, plus që prezantimi është faktori kyç i shitjes së produktit.
 
Ku qëndron suksesi i produkteve tuaja?
Para se ti nxjerrim në banak dhe ti pranojmë si produkte të shitshme ne i testojmë të gjitha produktet, qoftë atë mishit, bulmetit apo sallamerisë. Firma jonë, ka një këshill teknik i cili merret enkas me këtë testim të produktit. Pra, siguria ushqimore është suksesi dhe elementi që na bën të jemi të besushëm në treg.
 
Mendoni se tregu shqiptar ka nevojë që një njeri të rrijë gjatë në një profil pune?
Sigurisht që qëndrimi i gjatë në një pozicion pune të jep mundësi dhe ndikon në besushmërinë e klientit. Qëndrimi gjatë në një pozicion, tregon se ky njeri tregon besim si te klienti ashtu edhe te punëdhënësi. Një person me stazh pune të gjatë, i shërben më së miri vendit të punës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)