Drejt Punës/ Ana dhe Alda, Bio
Vita, merr jetë kozmetika natyrale

Drejt Punës/ Ana dhe Alda, Bio<br />Vita, merr jetë kozmetika natyrale
TIRANE- Ana dhe Alda janë dy profesioniste të cilat kanë jetuar plot 11 vjet në Firenze dhe Siena ku kanë mbaruar edhe studimet e tyre, Ana për Farmaci dhe Fitoterapi (mjekesi bimore), Alda për Shkencat e produkteve kozmetike dhe herboristeri.

Eksperienca, profesionalizmi dhe etika e lartё e punës i ka karakterizuar dhe i ka çuar drejt suksesit të tyre profesional, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Pas buzëqeshjes dhe përkushtimit ndaj profesioneve të tyre, fshihet vendosmëria dhe ambicia drejt suksesit. Në këtë rrëfim ata na tregon disa detaje mbi kujdesin ndaj klientit dhe farmcisë së tyre “BIOVITA”.
 
Pas një eksperience në Italia dhe studimeve të gjata, tashmë operoni në Tiranë. Pse jeni kthyer?
Alda: Përveç faktit që, si gjendesh në vendin tënd nuk gjendesh askund tjetër, sado mirë i integruar qofsh
“Guri i rënd në vend të vet” është ajo shprehja e vjetër popullore. Unë mendoj që ndryshimi fillon nga ‘NE’ dhe sikur secili të jap kontributin e tij pozitiv në Shqipëri çdo gjë mund të bëhet më mirë.

Pikërisht, bashkë me Anën menduam që atë eksperiencë studimesh dhe pune në kompani të ndryshme në Itali, por edhe integrimin në shoqërinë perendimore ta sillnim në Shqipëri. Qëllimi jonë është të ofrojmë një cilësi shërbimi të njëjtë dhe kualitet produktesh të çertifikuara dhe të sigurta duke shoqëruar produktin nga prodhimi në Itali deri në shitje. Çdo ditë e më shumë mundohemi të japim më të mirën për klientët tanë, plot energji dhe dedikim.
 
Cilat janë shërbimet që i ofroni ju klientëve tuaj ndryshe nga farmacitë e tjera?
Ana: Parafarmaci Biovita, si e vetmja në Shqipëri në llojin e saj, është një pikë në të cilën ofrohen kryesisht produkte kozmetike bimore të certifikuara. Suplementet ose preparatet bimore fitoterapike jepen nën përkujdesjen dhe këshillimin e farmacistes, eksperte në mjekesinë bimore dhe ekspertes në kozmetikë. Modeli i parafarmacisë tonë  bazohet në ofrimin e shërbimeve dhe këshillimeve të detajuara dhe të personalizuara për klientin apo pacientin.

Duke qenë se kemi zhvilluar gjerësisht sektorin e kozmetikës natyrale, qëllimi ynë është të ofrojmë një shërbim të vlefshëm në këtë fushë. Për këto arsye në brendësi të parafarmacisë tonë kemi ndërtuar një hapësirë ‘beauty box’ në të cilën me anë të një aparature analizohen të gjitha parametrat e lëkurës dhe skalpit të kokës për të njohur më mirë karakteristikat e fytyrës dhe flokëve. Ka ardhur koha t’i themi stop eksperimenteve me produktet e gabuara. Ky është një shërbim që i nevojitet klientit për të blerë dhe përdorur produktin kozmetik të përshtatshëm për atë tipologji lëkure.
 
Çfarë simbolizon BioVita për ju?
“BioVita” gjithashtu formulon dhe prodhon produkte kozmetike në laboratorin tonë artizanal, specifike sipas nevojave dhe problemeve të lëkurës duke i ofruar klientit edhe mundësinë për të kuruar lëkurën me një preparat tërësisht biologjik. Aparatura është një paisje me sistem profesional për një analizë objektive dhe shkencore të lëkurës të matur nëpërmjet disa sondave, një elaborim digital nëpërmjet mikrokamerës dhe këshillim të produkteve dhe trajtimeve kozmetike të duhura sipas tipologjisë së lëkurës. Aparatura mat parametrat e lëkurës duke përcaktuar tipologjinë e saj.
 
Disa këshilla që duhet të ndjekim për lëkurën tonë?
Alda: Rregulli i artë është që të ndërgjegjësohemi e të kuptojmë që lëkura si organi më i madh i trupit dhe në të njëjtën kohë me dinamiku pasi rinovohet në mënyrë të vazhdueshme, ka nevojë për një vëmendje të veçantë. Faktorët e jashtëm nga të cilët duhet të mbrojmë lëkurën janë dielli, i ftohti, i ngrohti dhe toksinat ambientale. Dielli, pas faktorit genetik është armiku kryesor i lëkurës sonë. Aplikimi i produktit kozmetik me faktor mbrojtës (spf) gjatë gjithë vitit është thelbësor në parandalimin e njollave dhe plakjes së lëkurës.
 
Po ushqimi si ndikon në mirëmbajtjen e lëkurës tonë?
Ana: Në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë ushqimet e pasura me vitamina (vit C, vit B), minerale(Zn dhe Se) dhe antioksidante të cilët luftojnë radikalet e lira ose toksinat e organizmit. Radikalet e lirë duke u akumuluar në organizmin tonë shkaktojnë oksidimin e dëmshëm të qelizave  duke çuar në një plakje të parakoheshme të lëkurës.

Në krye të listës së ushqimeve ato më të pasura me vitamina janë portokalli dhe në përgjithësi të gjitha agrumet, kiëi, boronica, kumbullat,karotat rrushi i zi, domatja dhe te perimet me gjethe jeshile janë të pasura me antioksidante dhe vitaminat e grupit B. Vaji i ullirit është burimi natyral i Vit E, aleate e lëkurës dhe antioksidante e fuqishme. Frutat e thata si bajamet, arrat, kikirikët dhe lajthitë të marra në sasi të vogla janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe acide yndyrore esenciale. Pra, marrja e të gjithë nutrienteve me anë të ushqimit është thelbësore për të pasur një lëkurë më të re dhe të shëndetshme.
 
Parametrat e matur janë:
hidratimi
yndyra
elasticiteti
cheratina ose qelizat e vdekura
diametri i poreve
Njollat
Gjerësia dhe thellësia e rrudhave në programin Anti-agening


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor  dënohet me 3 vite burg

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor dënohet me 3 vite burg