Drejt Punës/ Ardeta Koçi: Mjeshtrat 
 plotësojnë standardet profesionale

Drejt Punës/ Ardeta Koçi: Mjeshtrat <br /> plotësojnë standardet profesionale
TIRANE- Orientimi dhe zgjedhja e degëve të caktuara, sot është një ndër problemet më të mëdha që hasin të rinjtë! Shumë prej tyre synojnë degë të mëdha, si inxhinier, avokat apo ekonomistë, por edhe pse disa kanë arritur të kenë një diplomë sërish janë gjendur përballë vështirësive të tregut, ku profesioni i kamarierit është një ndër më të kërkuarit.

Për këtë arsye, Presidentja e Akademisë “Art in food”, Ardeta Koçi tregon avantazhet që të rinjtë kanë përmes arsimit profesional dhe kurseve që ata ofrojnë në qendrën e tyre. Në këtë rrëfim, ne kuptojmë se, edhe pse hasim një treg të vështirë dhe plot sfida, shumë shkolla profesionale kanë mundur të krijojnë urën lidhëse mes të rinjve dhe bizneseve.
 
“Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies” është ngritur si një risi përsa i përket arsimit profesional. Si lindi ideja e këtij aktiviteti?
Themeluesit e shoqatës kanë vite që janë aktiv në problemet shoqërore-ekonomike të mjedisit ku jetojmë. Drejtimi themelor i shoqatës është më madhor dhe kjo është cilësuar mirë në qëllimin e shoqatës, por kuptohet në objektivat tona rëndësi të veçantë i kemi dhënë Arsimit-Profesional. Shqipëria gjithmonë e ka pasur të zhvilluar sistemin e arsimit profesional, prandaj ne me stafet tona të specializuara po përpiqemi të organizojmë tashmë këtë domosdoshmëri që kërkon sot tregu i punës, sipas standarteve europiane.
 
Çfarë ofron kuzhina në shkollën tuaj profesionale, cilat janë elementët që e plotësojnë atë?
Qendra jonë me moton “Mundësi për të Gjithë” në objektivin e saj ka alternuar rrjedhshëm teorinë me praktikën, ka ndërtuar marrëdhënie shumë të ngrohta me kursantët referuar etikës profesionale, pedagogët kanë eksperiencat që i dallon nga qendrat e tjera, ambjentet realizojnë mëse miri zhvillimet mësimore. Të gjitha këto sëbashku formojnë elementët bazë për një standart profesional dhe këto hapa na kanë sjellë rezultate pozitive në qendrën tonë.
 
Cilët kategori janë orientuar më shumë drejt kuzhinës?
Qendra jonë ka prezantuar programe krejtësisht të kuptuesshme e plotësojnë më së miri kërkesat e kursantëve. Tregu jonë i punës fatkeqësisht nuk është i orientuar dhe kjo vështirëson shumë punën tonë, por në marketingun tonë jemi munduar të përfshijmë të gjitha kategoritë. Them se, kategoria më kërkuese janë të rinjtë që duan të përfitojnë një zanat ose më mirë një profesion, pataj hyjnë ata kursante që kanë në biznesin e familjes ‘kuzhinën’, e më pas vijnë dhe ajo kategori që është më e pakët që duan të mësojnë kuzhinën.
 
Cili është qëllimi i shoqatës tuaj dhe ku konsiston ai?
Në qëllimin e saj shoqata do të ketë analizimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kulturore, profesionale dhe morale të anëtarëve të saj dhe të të gjithë atyre që marrin pjesë në promovimin e investimeve. Të punojë për arritjet e shoqërisë shqiptare të frymës së përgjegjësisë ndaj individit, komunitetit, traditave kulturës dhe mjedisit.
Themeluesit e Shoqatës, pa marrë parasysh besimin, ngjyrën, moshën, idetë, do të jetë e gatshme të ndihmojë, të këshillojë, të zhvillojë për arsimimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Këto dhe shumë objektiva të tjera plotësojnë qëllimin e formimit tonë që në thelb është shërbimi dhe ndihma profesionale për komunitetin.
 
Është kjo një mundësi për të ndihmuar dhe ruajtur mjedisin social kulturor, natyror si dhe prezantimin e vlerave të turizmit në Shqipëri?
Së bashku po përpiqemi të ruajmë, të sjellim në nivelet më të larta traditën shqiptare. Kuptohet që ngritja nuk vjen vetëm me një lule, prandaj filozofia jonë është sa më shumë lule të freskta e të bukura do të na bëjnë një buqetë të bukur, që e ka emrin Shqipëri.
 
Shumë shkolla profesionale në Tiranë nuk kanë arritur të krijojnë urën lidhëse me binzeset për t’iu dhënë një mundësi punësimi më të mirë të rinjve. Ju si e keni zgjidhur?
Shqip dhe thjeshtë, janë këputur hallkat e zinxhirit dhe biçikleta s’ka si të eci. Duhet akoma shumë punë për të lidhur këto hallka. Për ne, kjo është një temë që duhet të ul në tavolina pune, qendrat, shkollat, sipërmarrjet. Në dukje, qeveria e ka liberalizuar arsimin profesional, por në vetvete kontrollon qendrën më të madhe në shqipëri. Sot për sot, për ne është konkurrenti kryesor. Ne zgjidhjet për punësim i kemi gjetur vetëm nëpër rrugët e miqësisë dhe reklamave që bëjnë sipërmarrjet.
 
Tregu i punës sot sa vjen dhe vështirësohet përsa i përket konkurrencës. Me kurset që ju realizoni përgatisni të rinjë që të jenë konkurrent në treg?
Edhe pse hasemi në një treg të vështirë, deri më tani kemi gjetur mirëkuptime falë eksperiencave të mjeshtrave të kuzhinës që kanë kontribuar për mundëismin e punësimit të kursantëve.
 
Nga kush preferohet më shumë kuzhina nga meshkujt apo femrat?
Interesante! Besoj se meshkujt janë ato që janë orientuar më shumë drejt kuzhinës.  
 
Cilat janë projektet që shoqata juaj ka në vazhdimësi?
Projektet tona janë kryesisht në fushën e formimit, ku projekti bazë është që të sjellim një standart të ri, çdo punëmarrës duhet të pajiset me çertifikatën e profesionit. Shpresojmë që sëbashku me qendrat e tjera, në konsultim me partnerin shtet të vendosim këtë standart.
kuzhiniere

















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)